16 Prill 2024

Grabovci: Deputetët e bllokut do votojnë PDK-në

Prishtinë, 27 gusht - Nënkryetari i kësaj partie, Adem Grabovci, ka thënë se deputetë të këtij blloku do ta votojnë kandidatin e PDK-së, dhe më pas edhe Qeverinë.

Pavarësisht qëndrimit të bllokut LDK-AAK-Nisma se në asnjë mënyrë nuk do të votojnë kandidatin e PDK-së për t’u zgjedhur kryetar i Kuvendit, nënkryetari i kësaj partie, Adem Grabovci, ka thënë se deputetë të këtij blloku do ta votojnë kandidatin e PDK-së, dhe më pas edhe Qeverinë.

Në një bisedë për gazetën pas publikimit të aktgjykimit, ku Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë PDK-së që ta nominojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, Grabovci ka theksuar se kjo parti i ka votat nga deputetët e bllokut opozitar.

“Absolutisht, pa asnjë fije dyshimi. Unë aspak nuk dyshoj në këtë dhe e them me siguri të madhe se ne e kemi shumicën e votave për t’i kaluar të gjitha këto vendime dhe për ta implementuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Grabovci. /Koha 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)