28 Mars 2024

Fillon punën banka e kleringut e RMB-së në Frankfurt

Frankfurt, 27 gusht - Banka e kleringut e RMB-së filloi zyrtarisht punën të martën në Frankfurt, qytetin kryesor financiar të Europës.

Ky veprim shënon një tjetër gur kilometrik në rrugën e ndërkombëtarizimit të monedhës kineze RMB. Banka e kliringut do t\'u ofrojë bankave dhe kompanive llogari në monedhën RMB, si dhe shërbime të tjera në EURO dhe RMB.

Joachim Nagle, anëtar i bordit i \"Deutsche Bundesbank\", tha se krijimi i bankës së kleringut është i rëndësishëm për Frankfurtin për t\'u bërë qendër e tregtimit të RMB-së jashtë Kinës.

\"Për këtë bankë, më e rëndësishmja është pjesëmarrja aktivisht në operacionet financiare të kleringut midis Europës dhe Kinës,\" shtoi bankieri gjerman.

Sipas të dhënave të Shoqatës së Telekomunikacionit Financiar Ndërbankar Botëror (Society for Worldwide Interbank Financial Telecommunication), RMB-ja radhitet në vendin e dytë si monedhë e financimit si dhe në vendin e 7-të si monedhë e veprimeve në tregtinë ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)