24 Prill 2024

Intensifikohen përpjekjet për kodin telefonik të Kosovës

Prishtinë  23 gusht -  Autoritetet e Kosovës kanë intensifikaur angazhimet e tij për të siguruarë këtë vit kodin telefonik 383 ose 384.

Ne fund të muajit tetor ose fillim muajit nëntor pritët të organizohët konfernca e ITU-së në Seul dhe ne këtë Konferencë RTK mëson nga burimet e saj se do të bëhët kërkes zyrtare që Kosova të pajiset me kodin e saj telefonik.


Drejtues të Autoritetit të Rregullatorit në Kosovë thonë se për shkak të mungesës së kodit telefonik operatorëve te licencuar në Kosovë, u është dashur të arrijnë marrëveshje komerciale me operator të shteteve tjera për shfrytëzimin e kodeve të tyre telefonike.

“ Meqenëse palët kanë rezultuar me divergjenca në mënyrën e qasjes për sigurimin/marrjen e kodit dhe rrjedhimisht ende palët ende nuk kanë arritur dhe nënshkruar Planin e Veprimit që do përcaktonte modalitetet e qasjes ndaj ITU-së për sigurimin/caktimin e kodit dhe faktit që Rep. e Kosovës ka qenë dhe mbetet konsistente në qëndrimit se kërkesa pranë/për vëmendje të ITU-së duhet të prezantohet nga shteti i Kosovës dhe/apo si konsensus i vetëm, aplikimi të sponsorizohet nga BE apo ndonjë shtet i BE-së, si dhe faktit se afatet kohore të Marrëveshjes rezultojnë se janë tejkaluar me ofrimin e datës së mbajtjes së konferencës së rregullt katër vjeçare të ITU-së të paraparë për fund muajin Tetor dhe fillim muaji Nëntor, 2014 konfirmojmë se kemi një intensifikim të angazhimeve të të gjithë akterëve që kërkesa për rezervim dhe ndarje/caktim të kodit për Kosovën të përfshihet në agjendën e kësaj konference, thuhet në përgjigjen e ART-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)