20 Prill 2024

Thaci premton krijim të shpejtë të institucioneve

Prishtinë, 22 gusht - Kryeministri në detyrë, Hashim Thaci, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë që praktikat e ligjshmërisë në vendin tonë, po forcohen cdo ditë.

Postimi i plote i kryeministrit:

 Shteti i Kosovës çdo ditë e më shumë po i forcon praktikat e respektimit të kushtetueshmërisë dhe të ligjshmërisë. Sot, Gjykata Kushtetuese tha fjalën e vet për rrjedhën e seancës konstituive të datës 17 korrik 2014 dhe i hapi rrugë formimit të institucioneve të Kosovës në përputhje me vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 8 qershorit.

Kosova ka vënë edhe praktikën e pranimit të vendimeve të institucioneve gjegjëse prandaj presim që të gjitha palët do ta pranojnë edhe këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Partia Demokratike e Kosovës, si prijëse e proceseve shtetformuese, do të punojë intensivisht që sa më shpejtë të formohen institucionet e reja në Kosovë, në përputhje me mandatin që ka marrë nga qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e përgjithshme dhe të fillojë të implementojë “Misonin e Ri” për zhvillimin ekonomik të Kosovës, hapjen e vendeve të reja të punës dhe procesin e pandalshëm të integrimeve evropiane.

Edhe në mandatin e ardhshëm, fryma e bashkëpunimit dhe e qasjes gjithëpërfshirëse në proceset madhore për vendin tonë, do të jenë bosht i angazhimit dhe filozofisë politike të Partisë Demokratike të Kosovës

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)