19 Prill 2024

Kryetari i Komunës së Kllokotit është në Konflikt Interesi

Prishtinë, 22 gusht - Agjencia kundër korrupsionit konstatojë se ekziston konflikti i interesit në rastin e  zyrtarit të lartë publik Srecko Spasic për faktin se përveç që mbanë postin e kryetarit të komunës së Kllokotit ai  është edhe person i autorizuar i një ndërmarrje private,  pozicione këto që bijën ndeshë me dispozitat e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e Funksionit Publik.

Zyrtari i lartë z. Spasic, është këshilluar që gjatë ushtrimit të funksionit publik si zyrtar i lartë nuk mund të ushtroj funksion menaxhues në ndërmarrje private, dhe për të shmangur konfliktin e interesit duhet të bartë menaxhimin e biznesit tek një person i besuar (jo person i afërt i familjes), dhe përkundër afatit ligjor të dhënë nga Agjencia, zyrtari i lartë nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të shmangur Konfliktin e Interesit

Prandaj, duke pasur parasysh këto rrethana Agjencia vlerëson  se zyrtari i lartë z. Srecko Spasic nuk e ka shmangur gjendjen e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik, pavarësisht paralajmërimeve nga ana e Agjencisë.
Si rrjedhojë,  bazuar në nenin 18 paragrafi 8 të Ligjit për parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e funksionit Publik, Agjencia do ti kërkon  Institucionit  ku zyrtari i lartë ushtron funksionin që të filloj procedurën për shkarkimin e tij.

Për më tej sipas Ligjit në fjalë çdo shkelje e detyrimeve të përcaktuara me këtë ligj, kur nuk paraqet vepër penale, paraqet kundërvajtje dhe dënohet me gjobë, mirëpo  përveç dënimit gjykata mund ti shqiptoj edhe masën mbrojtëse; ndalimi i ushtrimit të funksionit publik në kohëzgjatje prej tre (3) muaj deri në një (1) vit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)