28 Mars 2024

Bankat në Shqipëri trefishojnë fitimet

Tiranë, 22 gusht - Sistemi bankar e ka mbyllur gjysmën e parë të vitit me fitime mjaft të larta, në një kohë kur shumica e bankave arritën rezultate financiare pozitive.

Të dhënat e publikuara nga shoqata shqiptare e bankave kanë konstatuar se në tërësi, sistemi regjistroi fitim prej 5.4 miliardë lekësh, çka përbën një rritje me 3.5 here krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas analistëve rritja e fitimeve ka ardhur kryesisht si pasojë e stabilizimit të kredive me probleme dhe uljes drastike të shpenzimeve për provizione, të cilat janë pozicionuar në kuotën më të ulët që nga viti 2005.

Përllogaritjet kanë treguar se pavarësisht nivelit të lartë, tashmë, shkalla e kredive me probleme është stabilizuar pranë nivelit 24% dhe po ushtron presione më të dobëta mbi rezultatet financiare të bankave.

Të dhënat e Shoqatës Shqiptare të Bankave, mbështetur në standardet ndërkombëtare të raportimit financiar, kanë konstatuar se në gjysmën e parë të vitit 12 banka deklaruan aktivitet me fitim, vetëm tre me humbje, ndërsa një prej tyre ende nuk i ka publikuar rezultatet e tremujorit të dytë.

Nga ana e saj edhe Banka e Shqipërisë ka konfirmuar se sistemi bankar në Shqipëri gjatë vitit 2013 është paraqitur në parametra pozitive edhe pse ka pasur një sërë elementesh të cilët kanë dhënë impaktin e tyre në rënien e stabilitetit të këtij sistemi..

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)