19 Prill 2024

USAID lanson programin e bursave për lidership transformues

Prishtinë, 21 gusht - USAID-i sot do ta lansojë komponentin për certifikim profesional të Programit të bursave dhe partneriteteve për lidership transformues.

Ky takim sjell së bashku partnerët dhe aktorët e Programit të bursave dhe partneriteteve për lidership transformues, përfaqësuesit e sektorit privat dhe publik, dhe aplikuesit potencial për bursë për programet për certifikim. 

Kandidatët potencial për bursë do e kenë mundësinë për të shtruar pyetje dhe për të marrë informata të dorës së parë.

Programet për certifikim në ShBA janë programe afatshkurtra arsimore të dizajnuara për t\'i pajisur profesionistët e punësuar me aftësi të avancuara në fushën e specializimit. 

Të gjitha programet e certifikimit mbahen në gjuhën angleze dhe zakonisht ofrohen nga universitetet apo institucionet tjera të arsimit të lartë.  Programet e certifikimit kanë kohëzgjatje të ndryshme, duke filluar prej atyre disa javore e gjer tek studimet e plota semestrale.

Programi i bursave dhe partneriteteve për lidership transformues është program i ri i cili ofron mundësi për arsimim qindra liderëve të rinj të Kosovës dhe synon begatimin e praktikave të Kosovës në arsimin e lartë përmes partneriteteve kyçe me universitetet e ShBA-së. 

Programi do të sigurojë 185 bursa për magjistraturë në ShBA dhe 160 bursa për programet e certifikimit profesional. 

Agjencia e ShBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për mbi 50 vite ka ofruar ndihmë ekonomike dhe humanitare anekënd botës. USAID-i këtë vit shënon 15 vjetorin e partneritetit për të sjellë ndryshime pozitive në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)