23 Prill 2024

ANP dhe Policia kërkojnë të mos ndriçohen aeroplanët me laser

Prishtinë, 20 gusht - Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinë, (ANP), Departamenti i Sigurisë së Fluturimeve, ka njoftuar se ka pasur raste shqetësuese të raportuara gjatë vitit të kaluar si dhe disa rasteve të evidentuara këtë vit, ku persona të pandërgjegjshëm drejtojnë laserët ndriçues në drejtim të aeroplanëve civilë.

“ Ju informojmë se veprimet e tilla janë të kundërligjshme dhe njëherit paraqesin rrezik të drejtpërdrejtë në sigurinë e fluturimit. Drejtimi i dritës laserike në drejtim të një aeroplani civil, gjegjësisht në kabinën e pilotëve, në fazën e përgatitjes për aterrim, gjatë aterrimit, apo gjatë fazës së ngjitjes, kur aeroplani ndodhet në lartësi të ulët, ndër të tjera mund të shkaktojë një verbim momental të pilotëve dhe potencialisht mund ta rrezikojë sigurinë e fluturimit”, thuhet në komunikatën e ANP-së. Sipas ANP-së, veprimet e tilla, nga kushdo qofshin ato, konsiderohen si rrezikim i operimeve të aviacionit civil dhe janë të dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 Bazuar në këtë, Policia e Kosovës, Autoriteti i Aviacionit Civil dhe ANP “Adem Jashari”-Kontrolli Ajror kanë zhvilluar një procedurë reagimi në rastet e tilla, e cila mundëson dhe njëherit lehtëson reagimet  e policisë brenda pak minutash në vendin e identifikuar të burimit të rrezes laser që i është drejtuar një aeroplani.

“Të gjithë personat e identifikuar si përdorues dhe drejtues të laserëve ndriçues drejt aeroplanëve në fluturim, do të përballen me procedurat ligjore të sanksionuara në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, është thënë në komunikatë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)