18 Prill 2024

Së shpejti zgjidhet problemi farmaceutik me Shqipërinë

Prishtinë, 20 gusht - Javën e ardhshme pritet që përfundimisht të zgjidhet problemi i plasimit të produkteve farmaceutike kosovare në tregun e Shqipërisë.

Paralajmërimi është bërë nga drejtori i Fabrikës “Trefarm” Mërgim Prishtina, në një bisedë për Radio Kosovën.

Problemi i plasimit në Shqipëri të barnave të prodhuara në Kosovë i ngritur pas reagimit publik të kompanisë në fjalë para tre javësh, pritet të zgjidhet javën e ardhshme. Kështu shpreson drejtori Mërgim Prishtina, bazuar në komunikimet verbale me zyrtarë nga Shqipëria.

“Besoj se në vend të përgjigjes me shkrim ti marrim regjistrimet, ky është premtimi i institicioneve të Shqipërisë... besoj se javën e ardhshme do ti kemi regjistrimet e para, kjo është fjala që është dhënë edhe nga ministri i shëndetësisë, edhe nga Qendra e Kontrollit të Barnave të Shqipërisë.”

Interpretimet e ndryshme të rregulloreve e të ligjeve që në fakt pengonin eksportin drejt Shqipërisë, tashmë janë tejkaluar, u shpreh Mërgim Prishtina:

 “Ato mospajtime janë kaluar, dmth Ministria e Shëndetësisë, në këtë rast edhe Qendra për Kontroll të Barnave të Shqipërisë i ka drejtuar një letër zyrtare Agjencisë Kosovare të Produkteve Medicinale në lidhje me interpretimin edhe spjegimin e licencave që i kemi ne në Kosovë dhe këta iu janë përgjigjur menjëherë zyrtarisht i cili interpretim është pranur nga Institicionet e Shqipëris dhe është tejkaluar ai ngërc. Tash është procedura burokratike e cila shpresoj se do të kalojë shumë shpejt.”

Nëse regjistrimet bëhen ashtu si u është premtuar, kompania kosovare është e gatshme që produktet farmaceutike për herë të parë t’i dërgojë në tregun e Shqipërisë që në javën e parë të shtatorit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)