28 Mars 2024

Halloweenët dhe vahabistët

Shkruar nga Gani Qarri

Nuk janë vetëm mentaliteti i të nënshtruarit dhe të jetuarit gjatë nën robëri, ato që na bëjnë ende të mbetemi si gjithmonë një shoqëri e vonuar dhe e prapambetur, e cila as sot nuk është në gjendje të kuptoj peshën e identitet, rendësin e ruajtjes së kombit dhe ndërtimit të shtetit, por është edhe koeketimi i gjatë i Qeverisë së Kosovës me Turqinë, të vëllain e Hashimit-Erdoganin dhe “kushërinjtë” ekstremist islamik, në bashkëpunim me të cilët ajo ndryshoi historinë, flamurin dhe identitetin tonë duke zhvesh shqiptarët në Kosovë nga çdo gjë kombëtare.

Për aq më keq, sikur të mos mjaftonte  krijimi i  “republika srpskes”të njohur si “asociacion komunash” në veri të vendit, tjetërsimi i simboleve etnike dhe shndërrimi i Popullsisë Dardane nga shqiptar të përjetshëm në “kosovar” të ri, në momentin që u shterrën burimet nga asetet e shitura të Kosovës dhe nuk sillnin më aq shumë përfitime, të joshur nga parat e pista të ekstremistëve islamistë, ato që nuk arriti vet ti bënte për zhveshjen e tërësishme nga identiteti kombëtar të popullit që i takon, qeveria vendore ua la në dorë organizatave ekstremiste islamike dhe hoxhallarëve vahabist të Naim Tërnavës, ta vazhdonin punën e nisur nga ata, më tej.

Ndaj, ne sot shohim me dhembje se si nuk janë vetëm mbishkrimet e panumërta arabe dhe flamujt e shumtë  dhunues turko-arabo-xhihadist deri te ata terrorist të Al-Nusra-s dhe ISIS, që mbulojnë hapësirat e xhamive tona-pa asnjë simbol kombëtar shqiptar, por edhe teoritë që mësohen në xhamitë e Kosovës, nga imamët vahabisto-salafist të Naim Tërnavës, kanë për qëllim shkombëtarizimin e tërësishëm të të rinjve shqiptarë dhe mbjelljen e identiteteve kriminaliste arabe të Al-Nusras dhe ISIS-it tek të rinjtë tanë.

Shembujt më të njohur tragjik për momentin janë ata të Shefqet Krasniqit, nga ligjëratat e të cilit u frymëzuan disa kriminel tashmë të njohur dhe kamikazi Blerim Heta nga Varoshi i Ferizajt, që në fund marsin e vitit 2014, i mbushur me eksploziv vrau hiq më pak se 52 irakian të pafajshëm në Bagdad, prindi i të cilit në mes tjerash do të deklaronte: Blerimi ishte djalë krejt ndryshe para se të merrte pjesë në ligjëratat e hoxhallarëve si Shefqet Krasniqi në Kosovë e Bekir Halimit dhe Omer Bajramit në Maqedoni.

Ligjëratat e Shefqet Krasniqit ishin.......burimet frymëzuese për aktin makabër, ndaj i dëshpëruar  thoshte se “as që dua të dëgjoj më për fe, për islam e për sende të tilla”.

Fantazia vahabisto-salafiste shkon  aq larg ,sa që përmes imamëve të dyshimtë dhe antikombëtar, tenton ta fus edhe incestin tek familjet shqiptare, siç vepron hoxhë Sadullah Bajrami ( i cili nuk është i vetmi) që në njërën nga ligjëratat e tij deklaron se “islami e lejon martesën me vajzën e axhës apo dajës, gjë që fatmirësisht, tradita jonë kombëtare e përjashton kategorikisht dhe ndalohet me ligj në të gjitha shtetet normale.

Kurse, partia që udhëhoqi këtë qeveri të çuditshme, e cila do duhej që nga fillimi tu kundërvihej primitiviteteve të tilla, e kryesuar nga i ashtuquajturi grupi “pronto” jo vetëm se përfaqësohet me një kryesues të grupit parlamentar i cili si vlerën më të madhe ka sharjen me nënë e babë ndaj deputetëve të pozitës dhe opozitës, por ka emëruar edhe një kryetar politik të Gjykatës Kushtetuese, të vetëquajtur “Baba” e që edhe ai njëjtë si emëruesit e tij, shanë në mënyrën më vulgare të mundshme, profesorët e padëshiruar të universitetit i cili derisa la Kosovën pa qeveri, vet vazhdon të kënaqet në deti.

Grup skandalesh shtetërore e kombëtare, me të cilët shpresojmë të mos ketë telashe edhe historia për klasifikimin si duhet të tyre... Ata sollën vendin në atë gjendje sa që siç pasqyrohet në shtypin ditor edhe pas 15 vitesh çlirimi Raporti  i  sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon, ende e sheh Kosovën me plot skandale dhe thekson se si ajo ka probleme me gjykatat, me korrupsionin, me krimin e organizuar, etj.,.......“Kosova në OKB, me plot skandale” Besiana Xharra 16.08.2014

Përveç dukurive tjera që rrezikojnë vendin, kjo qeveri u mundësoi shumë hapësirë edhe Islamistëve radikal, të cilët pasi që me ndërhyrjen e Turqisë dhe miratimin e ministrit Ram Buja, arritën të ndryshonin edhe Historinë tonë Kombëtare, së pari nisën fyerjet kundër figurave më të mëdha të Popullit Shqiptar, duke filluar me Skënderbeun, Pashko Vasën, e rilindësve të tjerë si dhe të gjithë grave e burrave emërmëdhenj të kombit dhe ngjarjeve më me rëndësi, që krijuan historinë e popullit tonë.

Ndaj atë që nuk e arriti ta bënte Serbia as për afro 100 vite pushtimi, që përmes fesë ta shpërbëj identitetin kombëtar të shqiptarëve nën ish Jugosllavi, vetëm për pak vite të kryesimit të BIK-ut, nga Naim Tërnava me vahabistët e shpërndarë anë e këndë vendit tonë, sot jemi dëshmitar se ai këtë po e realizon, aq shpejt dhe me aq shumë sukses kudo në Kosovë, sa që Serbia dhe Rusia t`ia kenë lakmi.

Vahabistët e udhëhequr nga Naim Tërnava, nuk lanë asnjë vlerë kombëtare pa e nëpërkëmbur, dhe si pasojë e koeketimit të gjatë të qeveris së Hashim Thaqit me Erdoganin dhe ekstremistët islamik, sot shqiptarit në Kosovë i mungon çdo element identifikues me të cilin ai do të mund të krenohej; duke filluar nga flamuri, kombi, heronjtë, historia, identiteti dhe çdo gjë tjetër e dinjitetshme nga të cilat ai u privua padrejtësisht, ndaj dhe është aq i zhgënjyer me jetën e tij në një gjendje si kjo, sa që atë e bënë të ndjehet i huaj, në vendin e vet.

Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, mjerisht edhe shtypi, mediat e disa gazeta ditore, nuk pushojnë duke na sjellë çdo ditë Erdoganin në ballinat e tyre, gjë që nuk ndodhë me asnjë figurë meritore politike a intelektuale shqiptare, një turk ekstremist që e injoron Evropa mbarë, me të cilin as neve nuk na lidh asgjë, disa tjera Shefqet Krasniqin, mësuesin dhe inspiruesin e terrorizmit islamik, e disa Janullatosin i cili po e greqizon shpejt dhe me shumë sukses Jugun e Shqipërisë.

Ndaj me të drejtë, edhe para 90, vitesh, njëri ndër njohësit më të zot dhe personalitetet më të shquara fetare dhe kombëtare të historisë shqiptare, i madhi Fan Stilian Noli, që në pranverën e vitit 1924, do ti drejtohej Parlamentit Shqiptar me këto fjalë: “Në vendin tonë mbretëron konfuzioni i pesë anarkive:

1.E para, është anarkia fetare me tri fe të ndryshme që nuk kanë zënë rrënjë asnjëherë në zemrën e një populli pagan!

2.Anarkia sociale,

3. Anarkia morale,

 4. Anarkia ideore dhe 

5. Anarkia patriotike, ku brenda dite, tradhëtori bëhet patriot e patrioti tradhëtor.  Këtu qeni nuk e njeh të zonë!

Mjerisht e njëjta gjendje apo edhe më keq mbretëron sot ndër ne.

Por atë botë, Fan Stelian Noli, duke mos mundur të parashikonte se çfarë do të ndodhte pas 90 vitesh me shqiptarët, ai do të krenohej për faktin se populli i tij të paktën nuk kishte ndjesi kanibalizmi apo siç do të thoshte ai; Popullit tonë i mungojnë idealet e antropofagëve (kanibalëve),por ja që sot fatkeqësisht nga ndikimi i keq i vahabistëve, kemi edhe njerëz të tillë.....

Pse u shkarkua dhe dërgua ambasador në Arabinë Saudite ish kryetari i Bashkësisë Islame, Dr. Rexhep Boja

Në Kosovë, qysh nga shkarkimi misterioz i Dr. Rexhep Bojës, ndryshoi çdo gjë për të keq dhe si produkt i predikimeve ekstremiste të disa hoxhallarëve vahabist nëpër  xhamitë e Kosovës, tani kemi rastin të shohim në televizionet tona dhe ato botërore, se si disa pjesëtar të këtij populli, që jo shumë kohë më parë, kërkonte ndihmën e botës së përparuar perëndimore për shpëtimin e vetes nga gjenocidi serb, sot mjerisht kanë përvetësuar edhe aso ndjesish të mallkuara të cilat kurrë nuk bënin pjesë në traditën shqiptare, por si nxënës besnik të imamëve vahabisto-salafist të emëruar në poste nga pasardhësi i Dr. Rexhep Bojës, Naim Tërnava, veprat kriminalo-kanibaliste, ata tani i demonstrojnë hapur edhe para kamerave televizive botërore.

Madje, që nga ardhja e Naim Tërnavës në krye të BIK-ut, për gati 10 vite sa ai është kryetar, hapur dhe ditën për diell, mu para hundëve të qeverisë dhe organeve të sigurisë shtetërore, të rinjtë tanë indoktrinoheshin pa asnjë pengesë me idealet e antropofagëve, nga vahabistët shqipfolës, nëpër xhamit e mbira si kërpudhat pas shiut kudo në truallin tonë kombëtar

Popullin shqiptar, ky me bashkëpunëtorët si Shefqet Krasniqi, e sollën para aktit të kryer, dhe tani ne me dhembje duhet të shohim sesi bijtë e  shqipeve jo vetëm hedhin bomba dhe vrasin nga 50 njerëz të pa fajshëm në Irak me një eksplodim, por presin edhe koka fëmijësh, me të cilat deri para pak kohe krenohej ,kurse tani bënë sikur “dëshpërohet”  BIK-u, i Naim Tërnavës.

Imam të tillë, hapur dhe me vetëdije i prinë prishjes së besimit të shëndosh dhe të qëndrueshëm tradicional fetar, i cili me mënyrën e njohur tolerante, mbretëroi i pa lëkundur dhe bashkëjetoi shekuj me radhë, duke mbjellë paqe ndër shqiptarët.

Për të realizuar qëllimet e tyre vahabiste, Naim Tërnava me klanin e tij, së pari larguan udhëheqësin e nderuar të  BIK-ut, Dr. Rexhep Bojën, jo vetëm nga udhëheqja e BIK-ut, por edhe nga Kosova, në kohën e të cilit nuk kishte maskarallëqe të tilla, as imam vahabisto-salafist të cilët do të guxonin të prodhonin kanibalist apo antropofagë siç do të shprehej i madhi Fan Stelian Noli.

Pas largimit të Dr. Rexhep Bojës, Naim Tërnava me argatët e tipit si  Shefqet Krasniqi, Irfan Salihu, Fuad Ramiqin, Zekerija Qazimin etj., vendosën imamët më kontrovers vahabisto-salafist nëpër xhamitë shqiptare kudo arritën, përjashtuan të gjithë predikuesit e mënyrës tradicionale të besimit, kurse fenë Islame e kthyen në hendikep të shtetndërtimit të Kosovës dhe rrezik të përgjithshëm kombëtar, duke shndërruar shpjegimin e fesë në teori të luftës- xhihadiste dhe praktikë rekrutimi të të rinjve shqiptar për beteja të huaja, në vende ku sot zhvillohet kanibalizmi bashkëkohor.

Ndaj edhe Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, me shqetësim tashmë të arsyetuar bindshëm, këto ditë do të deklaronte se nuk jemi vetëm në luftimin e ekstremizmit duke lënë të kuptohet se tanimë u ka ardhur te hunda edhe Amerikës dhe vendeve tjera mike ,të cilat kanë përjashtuar nga takimet Naim Tërnavën, dhe fut në listën e zezë dhe ndalim udhëtimi në SHBA, Shefqet Krasniqin me shokë.

Nuk do mend se ekstremizmi islamist kërcënon Kosovën dhe sigurinë kombëtare, kur kihet parasysh se përmes imamëve vahabist, nga xhamit tona u bë dhe ende bëhet furnizimi i organizatave terroriste si ISIS dhe “Al Nusra”, me ushtar të rinj shqiptar të cilët atje mësuan edhe metodat më perfide të krimit, ndonjërin prej të cilëve tanimë kemi rastin ta shohim edhe si antropofag se si pret koka njerëzish dhe  ngrit atë  lart me duart e përgjakura, para kamerave botërore, si trofe e mësimeve vahabisto-salafiste nga imamët e Naim Tërnavës, nëpër xhamit e Kosovës.

Këtu nuk bëhet më fjalë për kurrfarë feje as besimi, kjo është ideologji vrastare që ka rrënjët thellë në dhunë dhe krim e cila me bekimin e Naim Tërnavës, Shefqet Krasniqit, Irfan Salihut, Zekerija Qazimit, i cili u kap nga policia duke ikur nëpër mal etj., flet përgjakshëm, nëpër vende të ndryshme, çdo ditë e më keq.

Edhe në kohën kur presidentja e vendit, mblodh të ashtuquajturin Këshill të Sigurisë Kombëtare, para hundëve të tyre, vahabistët vazhdonin lirshëm mësimdhënien terroriste- vrasësve të ardhshëm potencial, të ashtuquajturit hoxhallarë ,të BIK-ut, të cilët rekrutojnë shqiptarë për masakra të reja në Irak e Siri, rrejtët terroriste të të cilëve po shkatërrojnë imazhin e kombit shqiptar kudo në botë.

Madje, në mesin e dallkaukëve që ftonin hapur të rinjtë shqiptarët për pjesëmarrje në luftëra të tilla është edhe vet i biri i Naim Tërnavës Harisi, i cili  jo vetëm në Facebook bënte thirrje për shkuarje në ShaM dhe bashkëngjitje grupeve të ISIS në Siri. Rast të cilin me të drejtë, analisti Halil Matoshi, ia rikujtoi edhe një herë kryetarit të BIK-ut.

Ndaj nuk mbetet aq enigmatike për shqiptarët që ta kuptojnë, se si që kur u shkarkua Myftiu, Dr. Rexhep Boja dhe u vendos (dhunshëm) Naim Tërnava në krye të BIK-ut, grupet fundamentaliste islamike gjetën fushëveprim kaq të gjerë dhe u vendosën në të gjitha xhamit kryesore të vendit, nga veprimtaria e pa penguar e të cilëve, mori hovë të pa-përshkruar instalimi i menjëhershëm i ekstremizmit islamist kudo në Kosovën tonë.

 

Kështu që , megjithëse radikalët islamik njiheshin mirë si nga BIK-u, edhe nga pushteti vendor, në vend se të parandaloheshin, ata mbroheshin me agresivitetin më të madh nga BIK-u, dhe disa ministra qeveritar, ani-pse vepronin hapur kundër Kosovës dhe shqiptarëve, duke bërë thirrje direkt për shkuarjen e të rinjve në Siri dhe Irak si ushtar të grupeve terroriste “Al Nusra” dhe ISIS, thirrje të cilat përkraheshin fuqishëm edhe me fjalimet e mbajtura nëpër xhami si dhe deklaratat e shkruara për besimtar nga vet BIK-u.

Fatkeqësisht, vula e ekstremistëve islamist, të punësuar të Naim Tërnavës dhe ushtar të devotshëm të Shefqet Krasniqit, pa asnjë shqetësim dhe pengesë, në vendet publike dhe ditën për diell, jo rrallë u shkrua përgjakshëm edhe në trupat e shumë imamëve të moderuar vendor, të cilët edhe pas okupimit të xhamive tona nga vahabistët arabofil, guxuan të predikonin fenë në mënyrën tradicionale, ndër shqiptar.

Halloween Kurti

Por ajo që çuditë më së tepërmi në këtë rrëmujë, edhe pas arrestimit të disa prej terroristëve të dyshuar, kur shumica e popullsisë shqiptare u entuziazmua nga ky veprim i qëlluar i policisë, përfshi edhe nënkryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca dhe deputetin e saj Ilir Deda, i cili kërkon që Kosova të mos merret me pasojat por me shkakun e tragjedisë që po i ndodhë, duke burgosur inspiruesit dhe financuesit e saj, në mënyrë që të thahet moçali i krijuar nga ekstremistët radikal islamik, ndryshe nga ta,- Halloween-i... Albin Kurti, befasoi për të keq-jo vetëm bashkëpartiakët, por të gjithë opinionin shqiptarë me qëndrimin e tij mbrojtës ndaj grupeve të dyshuara për terrorizëm, të cilat mund të kenë vrarë jo vetëm në Siri dhe Irak por edhe shqiptar të pafajshëm në Kosovë  dhe trojet tjera shqiptare kudo, me pagesë apo thjeshtë nga urrejtja e tyre ideologjike.

Fatkeqësisht, paraqitjet e këtij lloji nuk janë të parat e këtij Halloween-i, komunist, i cili para disa kohësh mbështeste propagandën islamike për bartje shamish nëpër shkolla, kurse tani guxon të dal hapur edhe në përkrahje të terroristëve të dyshuar islamist.

Fjala Hallowen- si emërtim, për ata që nuk e dinë, në gjuhën shqipe, ka kuptimin e një shtrigani apo dreqi, ndërsa në formën më të zbutur, nënkupton një njeri të sëmur psiqikisht.

Halloween, njihet edhe si nata e shtrigave, dhe  manifestohet më 31 tetor të çdo viti. Madje është gjiruar edhe si film horror,me titull, \"Halloween-Nata e tmerrit\" , së pari në Gjermani më 1978, nga regjisori John Carpenters, kurse është ri-filmuar më 2007, nga regjisori amerikan-Rob Zombie,i titulluar vetëm si \"Halloween\".

Ngjarja e filmit zhvillohet në qytetin e vogël Haddonfield të Illionisit, natën e 31 tetorit, pra natën e njohur si nata e shtrigave, dhe fillon me thirrjen e një nëne me emrin Deborah Mayers, në konsultime nga drejtori i shkollës ku mësonte djali i saj 10 vjeçar Mihaechl-i, i cili kishte rënë në sy për fyerjet ndaj drejtorit por edhe fotografitë e shumta me kafshë të ngordhura, që mbante në çantën e tij.

 

Kështu që, në bisedime ishte ftuar edhe Psikologu i fëmijëve, Dr. Samuel J. Looms, i cili te Michael-i, kishte vërtetuar shenjat e psikopatit dhe për këtë arsye, ai do ta luste nënën e Michael-it, që të lejonte analizat e mëtejme ndaj djalit të saj. (pjesë e përkthyer nga; de.wikipedia.org/wiki/Halloween_(2007)

 

Koeketimi i halloweenëve politik me ekstremistët islamik


Për fat të keq edhe ne, ani pse nuk jemi të gjithë mjek, sot shohim me keqardhje sesi Halloweeni ynë, të cilin që disa kohë e dinim për patriot të dinjitetshëm dhe njeri me duar të pastra, qenka thellë i zhytur e ndoshta edhe i varur drejtpërdrejtë nga ndytësitë e ekstremistëve islamik, që ata shpërndajnë si donacione financiare apo forma tjera detyrimi-për partitë e lodhura dhe personat me vartësi......

Çudit fakti se si edhe jeta e të rinjve tanë, mbetet shumë e “pa vlerë” për një shtrigan politik si ky i cili edhe në rastet më kritike për kombin, qenka i gatshëm të  bashkëpunoj me dreqin e të birin, në garat më të egra për anti-shqiptarizëm.

Atë nuk e shqetëson as fakti i dërgimit të të rinjve tanë në Siri e Irak , as sulmet e organizuara ndaj imamëve pragmatik dhe përkrahësve të tyre, ani pse ato u kryen me dijen e Naim Tërnavës dhe nën orkestrimin e Shefqet Krasniqit me shokë, të cilët tash e sa vite, me imamët më  vahabist, udhëheqin BIK-un, dhe xhamitë kryesore në Kosovë.

Ndaj, falë halloweenëve tanë politik, edhe grupet e dyshuara për terrorizëm, që nga koeketimi i tyre me politikën vendore, mundën të  predikojnë lirshëm urrejtje ndërfetare dhe ideologji ekstremiste-islamike, të sjellin armatim e materiale tjera në vend dhe  shtrijnë pa asnjë pengesë rrjetin e tyre terrorist, anë e këndë Kosovës, në emër të fesë dhe nën mburojën agresive të BIK-ut, të Naim Tërnavës, i cili edhe me këtë rast shihet se gëzuaka përkrahjen e fort të këtyre halloweenëve.

Ndarja e Kombit dhe lënia e të rinjve në duart e ekstremistëve

Pas ndarjes së shqiptarëve të Kosovës nga kombi të cilit i takonin që nga ekzistimi i tij në këto troje edhe me flamur e simbole shtetërore, që për fillim u arsyetuan me kërkesat e ndërkombëtarëve për pranimin e shtetësisë sonë, brenda pak vitesh pothuajse u realizua qëllimi final i kësaj kampanje.

Qeveria dhe partitë tona politike e realizuan atë që  armiqtë dhe pushtuesit e popullit tonë nuk e arritën kurrë për shekuj me radhë ,me gjithë përpjekjet e tyre të pareshtura që përveç copëtimit të trojeve tona, përfundimisht ta bënin edhe ndarjen e kombit shqiptar.

Dhe ja më në fund, në luftë me vetveten, shqiptarët e Kosovës, për kohë të shkurtër, arritën edhe “De Jure”-nëse jo të çrrënjosen tërësisht, të ndahen keq dhe tradhtisht nga kombi amë, jo vetëm si term gjeografik por edhe si \"komb\" i ri i ashtuquajtur \"Kosovar\".

E njëjta garniturë politike e cila realizoi ndarjen e kombit tonë, pranoi si proces të kryer, në bisedimet e zhvilluara në Bruksel edhe  dëbimin me dhunë të rreth 14 mijë shqiptarëve nga veriu i trojeve tona, siç u dakordua dhe nënshkroi edhe një marrëveshje ndërkombëtare për krijimin e \"republika srpska-s\", të njohur përkohësisht si \"asociacion komunash\" duke krijuar kështu një entitet artificial dhe kurrë të pa qenë serb, në Veri të Kosovës.

Për aq më keq, mu ajo forcë e cila do duhej ti luftonte dukuritë e rrezikshme në vend, pati lidh edhe koalicione dhe bërë koncesionet më të mëdha e më të pafalshme edhe ndaj ekstremistëve islamist, për hir të të cilëve, ndryshoi edhe Historinë tonë Kombëtare.

Madje, qeveria e kaluar, zgjodhi minoritarin boshnjako-shqipfolës, Ferid Agano-viq si ministër të shëndetësisë i cili shkatërroi tërësisht edhe atë çka kishte mbetur nga ky institucion vendor, kurse Ram Buja pas ndryshimit të historisë, së fundi me partinë islamiste në koalicion të ashtuquajturën \"PD\", nënshkroi një dokument i cili që nga shtatori i vitit 2014, pas 60-70 vitesh të heqjes së saj, parashihte rifutjen e shamive nëpër shkollat tona .

Ministri i vdekjeve, siç do të njihej ndryshe Feridi, përveç tjerash, me të ardhur në krye të dikasterit, shpërndau nëpër barnatoret private të gjitha barnat me afat përdorimi dhe gjysmëmbushi spitalet me barna të skaduara, zhveshi të gjitha repartet spitalore nga çdo mjet sanitar dhe përshpejtoi qëllimshëm vdekjen e parakohshme të shumë fëmijëve shqiptar edhe me arsyetime banale si këto: pse nuk bëni kërkesa për shërim në Turqi?!

Për të qenë fatkeqësia edhe më e madhe, sikur mos të mjaftonin të gjitha ato sa u thanë, po kjo qeveri me ministrin e saj të arsimit, derisa shkatërroi tërësisht Universitetin shtetëror dhe degradoi arsimin në përgjithësi, në anën tjetër avancoi hoxhallarët ekstremist duke i angazhuar disa përkrahës të tyre në ministri e koalicione, për sigurimin e votave dhe rritjen e rezultateve zgjedhore edhe kur ata në pikë të ditës, shanin figurat më të ndritshme kombëtare si dhe përgojonin jo vetëm femrat me funksione të larta në shtetin tonë e më tej, duke filluar nga Presidentja Jahjaga, deputetet Alma Lama dhe Vlora Çitaku, kërcënonin me vdekje kandidaten për kryetare të komunës nga LVV në Skënderaj, Ajnishahe Halimi....etj., si dhe fyenin të gjitha femrave shqiptare në përgjithësi, siç pati vepruar Irfan Salihu me shokë.

Inkriminimi i imamëve në kontrabandën me armë

Edhe pse për arsye të pakuptueshme, u hesht dhe mbulua qëllimshëm , shtypi ditor së fundi na e rikujtoj edhe një herë kontrabandën me armë të Shefqet Krasniqit, për të cilin askush nuk e di pse ai me bashkëpunëtor nuk u gjykua asnjëherë për këtë akt penal. Ku mbeti përgjegjësia për këto vepra antiligjore dhe a solli edhe armë të tjera Shefqet Krasniqi e bashkëkontrabanduesit, me makinën e tij personale, në shoqëri të të cilit ishte edhe kryetarit të LISB-as, së Fuad Ramiqit, Arsim Krasniqi.

Madje ata të cilët veten e quajnë “njerëz të zotit” pasi u kapën duke kontrabanduar natën- armatim të sofistikuar nga Serbia në Kosovë, tentuan ta mashtronin edhe policinë.

Më 16 mars të vitit 2013, mediat raportuan se Arsim Krasniqi, themelues i partisë islamike “Bashkohu”, i shoqëruar nga kryemami i Prishtinës, Shefqet Krasniqi dhe Shaban Albry katër vjet më parë janë zënë duke fshehur një arsenal armësh te pika kufitare që lidh Kosovën me Serbinë.

Sipas kallëzimit penal të Policisë së Kosovës, “më 29.03 .2009 rreth orës 21:50 makina e cila po drejtohej nga Shefqet Krasniqi, ku të pranishëm ishin edhe Arsim Krasniqi dhe Shaban Albry, ende pa iu afruar patrullës së Policisë në distancë prej 60 metrash me veturë të tipit “Opel Zafira” me targa 537-KS-302, ishte ndaluar dhe në afërsi të pyllit” në vendin e quajtur Stallovë kishte fshehur armë.

Policia menjëherë shkon për të kontrolluar në pyll dhe kanë gjetur; një pushkë me tytë të gjatë JË-20 cal. 22, LR me dorëz(kondak druri) me ngjyrë kafe dhe numër serik 937270, pistoletë TT cal. 7.62 mm, M-57 nr. Serik- N-249907. Pistoletë CZ, prodhim jugosllav cal.7.65mm, M.70 me një karikator dhe pesë fishekë kal. 7.65 mm. Pesë fishekë kal. 7.65 mm si dhe dy fragë. Një dylbi (optik) ngjyrë e zezë, e cila shërben për t’u vendosur në armë me nr. Serik: ICLICKO-1/4 PAOOL dhe një shurdhues(sencilator) me ngjyrë të bardhë”, thuhet ne dokumentin policor. ( “Kreu i “Bashkohu” fshehu armë në pyll (Dokument)” Bota Sot ,13.08.2014)

Përkundër të gjithave, edhe kjo çështje u hesht dhe kurrë nuk u tha se sa herë sollën armatim Shefqet Krasniqi me bashkëpunëtorë nga Serbia në  Kosovë, në çfarë destinacioni arritën ato armë, ku shkuan dhe për çka u përdorën, sa u rrezikuan shqiptarët nga ky armatim i kontrabanduar dhe përfundimisht a guxojnë kontrabandistë të tillë armësh si Shefqet Krasniqi dhe imam të dyshuar për terrorizëm, të kryesojnë Xhamit më të mëdha të Kosovës?! 

Ndërsa ne, të dëshpëruarit me mosveprimet e qeverisë, një kohë më kot shpresonim se të paktën vetëvendosja luftonte Serbinë, por pas deklaratës publike të Albin Kurtit në mbështetje të të arrestuarve për terrorizëm, dhe heshtjen e rastit të kontrabandimit të armëve nga ana e Shefqet Krasniqit me bashkëpunëtorë që nga viti 2009,ngjarje e cila që nga atëherë deri më sot, u mbulua me heshtje nga të gjitha partitë, përfshi edhe Vetëvendosjen, na bënë të humbim besimin tek të gjithë halloweenët politik të vendit, pa përjashtim.

Burgosjet nën detyrim ndërkombëtarë

Duke pasur parasysh lojërat e dyshimta mbi kurrizin e shqiptarëve nga politikat e dyshimta të partive vendore, nga të gjithë kuptohet se edhe arrestimet e vonuara për disa vjet, mund të mos kishin ndodhur fare si deri më tani. Ato erdhën si rezultat i presionit të fuqishëm ndërkombëtar nga Amerika dhe Bashkësia Evropiane, përndryshe në Kosovë tash e 15 vite me radhë, që nga paslufta hyjnë e dalin pa asnjë pengesë grupet ekstremiste fetare, arrijnë donacione e shoqata të dyshimta dhe personalitete inkriminuese, pa asnjë kontroll, ani-pse rrezikojnë seriozisht vendin dhe popullsinë tonë.

Gjatë gjithë këtyre viteve u rekrutuan lirshëm dhe rekrutohen ende pa shumë pengesa të rinjtë shqiptar për shkuarje në Siri dhe Irak, si dhe imponohet mënyra vahabiste e predikimit nëpër Xhamit tona, kudo, duke lexuar edhe “hytbe” mbi luftën në Siri, siç ishte ajo e 3 korrikut të vitit 2012,e cila do të shpërndahej për lexim më 6 korrik të vitit 2012, nëpër të gjitha xhamit e Kosovës.  (Hytbe kushtuar refugjatëve dhe të zhvendosurve në Siri

Prishtinë, 3 korrik 2012, (Kjo Hytbe do të mbahet në të gjitha xhamitë e Kosovës më 6 korrik 2012).

Madje, në vend të parandalimit të grupeve të rrezikshme, kërcënoheshin, ndiqeshin dhe atakoheshin fizikisht, kritikuesit e ekstremistëve radikal islamik në Kosovë si dhe predikuesit tradicional të besimit fetar, duke u rrahur e përgjakur rrugëve dhe para xhamive ku ata faleshin apo punonin si imam.

Kurse organet shtetërore siç heshtën për dhjet vite me radhë para të gjitha akteve terroriste të vahabistëve brenda dhe jashtë vendit, ato heshtën edhe me rastin e kërcënimit me heqje koke të aktivistes Ajnishahe Halimi, thyerjes së gjymtyrëve (dorës) së  imam Osman Musliut në Xhaminë ku punonte, rrahjes së pa mëshirë të profesor  Xhabir Hamitit, kërcënimit dhe dëmtimit të veturës së hoxhë Musli Verbanit etj, përfoljes së Presidentes së Vendit Atifete Jahjaga, kërcënimit dhe fyerjes së deputeteve të Kuvendit të Kosovës, Alma Lama e Vlora Çitaku si dhe fyerjes publike të femrës shqiptare në përgjithësi, nga Irfan Salihu me shokë.

Mosdistancimi i partive politike

Për fat të keq edhe pas arrestimit të mbi 43 të dyshuarve për terrorizëm, përfshi edhe imam xhamish të punësuar në BIK, derisa dihet se në mesin e të dyshuarve për inkriminim në vepra antiligjore përmendet edhe vet kreu i përhershëm i BIK-ut, Naim Tërnava, i cili ndryshoi edhe kushtetutën, në mënyrë që vetëm ai të mbetet kryetar, si dhe fletarrestimeve edhe për 156 ekstremist tjerë të dyshuar për terrorizëm, ende nuk shohim një distancim të njëmendët, jo vetëm të ish qeveritarëve por as të opozitës politike nga rrjetet terroriste dhe inspiruesit e tyre në Kosovë.

Madje, lideri i vetëvendosjes Albin Kurti, shkon aq larg sa del edhe në mbrojtje ekstremistëve fetar, duke e kamufluar aktin e tij cinik me arsyetimin e mosfutjes së përçarjes fetare, megjithëse thika e ekstremit islamist që sa vite, po godet thellë deri në asht, kombin shqiptar.

Ky halloween , në vend se të kërkoj sqarimin detal lidhur me mos dënimin e Shefqet Krasniqit dhe bashkëpunëtorëve të tij për kontrabandim armësh nga Serbia, destinacionin dhe qëllimin e parave që hyjnë pa asnjë kontroll nga shtete arabe, hetimin e pasurisë së pafund të imamëve dhe koeketuesve të tyre politik, veprimtarinë e dhjetëra organizatave të dyshimta “humanitare”në gjithë Kosovën, vendstrehimet e fshehta anë e mbanë vendit ku mund të qëndrojnë edhe pjesëtar tjerë  të grupeve terroriste, burgosjen e kreut të përhapjes së ekstremizmit siç e kërkon edhe deputeti nga partia e tij Ilir Deda, përjashtimin e imamëve radikal nga xhamitë e vendit, shpalljen e grupeve ekstremiste- të pa ligjshme në Kosovë, ndalimin e përhapjes së urrejtjes dhe mosdurimit fetar në vendin tonë , kontrollin e financave të grupeve të tilla dhe ndalimin me ligj të pjesëmarrjes së shqiptarëve në luftëra ...ai del hapur dhe pa fije turpi në mbrojtje të terroristëve të dyshuar.

Del në mbrojtje të atij i cili është përgjegjës, për të paktën 200 xhami, ku vepruan të dyshuarit për terrorizëm, mbron imamët e tipit si Shefqet Krasniqi, në të cilin ankohen shumë prindër që kanë humbur  bijtë e tyre nga nxitjet e tij për pjesëmarrje në luftën e huaj dhe sektare që zhvillohet në Siri.

Ai dhe shumica e partive politike ende mbrojnë Naim Tërnavën dhe grupin uzurpues të Bashkësisë Islame, të cilët nuk lanë gjë pa bërë me metodat më të ulëta të diskriminimit dhe shantazheve kundër imamëve të moderuar  shqiptar duke rrahur e përjashtuar nga puna dhe sjellë situatën deri në atë pikë sa edhe predikimin në Kosovë ta zotërojnë ekstremistët  islamik, të cilët imponuan me dhunë edhe forma poshtëruese të faljes vahabiste, të ashtuquajtura “me këmbë të hapura”, (Mustafa Bajrami, “Ta shpëtojmë Bashkësinë islame”), e sa për kuriozitet-vetëm merreni me mend se si mund të duket një pozicion me këmbë të hapura dhe b.... të ngritura përpjetë!, të gjitha këto me lejen e Naim Tërnavës i cili tani pa asnjë pikë turpi, del e na flet edhe për patriotizëm shqiptar.

Mbrojnë ata tipa vahabist të cilët goditën pa asnjë mëshirë, prapa shpine keq dhe tradhtisht, traditën tonë shekullore të mësimit tradicional “hanefite” dhe futën përdhunshëm mësimet e “tekfirit” , apo metodës radikale të vahabizmi nga imam të dyshimtë që rrezikojnë të ardhmen e shqiptarëve dhe vendit tonë.

Mbrojnë të dyshuarin për vepra antiligjore që është nën hetime si Naim Tërnava i cili që kur u shkarkua Dr. Rexhep Boja, dhe erdhi  ai në krye të BIK-ut, grupet fundamentaliste islamike, avancuan imamët më ekstrem vahabi në çdo cep të vendit dhe që atëherë, ata instaluan lirshëm dhe pa asnjë pengesë ekstremizmin  islamist kudo në Kosovë, e cila nën presionin ndërkombëtar u detyrua më në fund , pas 10 vjet pritjeje ti arrestoj dhe ndjekë mbi 200 të dyshuar terrorist..

Shokë e bashkëpunëtor të halloweenëve tanë politik

Megjithatë, këto ditë, në një shkrim të gjatë, Reshat Sahitaj shkruan se fajtor për instalimin e vahabizmit në vendin tonë na qenka Serbia, gjë me të cilën unë nuk mund të pajtohem plotësisht për shumë arsye,e që me këtë rast po përmend vetëm disa nga to:

Imamët përfshi edhe kryetarin e përhershëm të BIK-ut, Naim Tërnavën, pastaj  kryetarin e Xhamisë së madhe në Kryeqytet Shefqet Krasniqin, Zekerija Qazimin, Irfan Salihun, Sadullah Bajramin i cili dëshiron që ta fus edhe incestin ndër shqiptar, këta dhe shumë vahabistë tjerë, asnjëri nuk erdhën nga Serbia, ata u shkolluan në vendet arabe dhe erdhën me mësime e qëllime të mbrapshta nga atje kundër kombit që i takojnë.

Në shoqërim të tyre nuk është parë asnjëherë ta zëmë Ivica Daqiq, Tomisllav Nikoliq, Aleksandër Vuçiç, patriarku serb Irinej apo Sava Janjiç, por shokët e ndoshta edhe bashkëpunëtorët e tyre, Hashim Thaqi, Isa Mustafa ,Albin Kurti etj., madje ky i fundit na del edhe në mbrojtje të të akuzuarve për terrorizëm ,derisa vet Naim Tërnava e Shefqet Krasniqi ,nga frika e përgjegjësisë që mbajnë për zhvillimin e kësaj drame vahabiste, mundohen të ikin nga të arrestuarit si nga dreqi.

Madje edhe profesori i nderuar i teologjisë z. Xhabir Hamiti, nuk u deklarua asnjëherë se ai dhe kolegët e tij u rrahën nga bashkëpunëtorët e Serbisë, por  nga përfaqësues të islamizmit primitiv me orientim devijant ideologjik dhe sektar, nga të cilët ka ende që veprojnë lirshëm nën ombrellën e BIK-ut, të kryesuar nga Naim Tërnava and CO, ndaj ai edhe kërkon dorëheqjen sa më parë të  udhëheqësisë aktuale të  BIK-ut, me kryetarin e imponuar dhe të rizgjedhur  dhunshëm e në mënyrë të pa drejtë ligjërisht.

BIK-u, i kryesuar për afro 10 vite nga ky njeri dhe imamët e tipit të Shefqet Krasniqit, në vend të  islamit tradicional shqiptar importuan tradita të sekteve më të prapambetura vahabiste, thotë ai në mes tjerash, të cilët s’kanë të bëjnë asgjë me fenë, dhe si të dëmshëm e kërcënues që janë për të gjithë, profesor Hamiti u bënë thirrje të dorëhiqen sa më parë, ngase me sistemin e instaluar vahabisto-primitv, ata po i japin një imazh të keq edhe Kosovës para të gjitha vendeve mike në Botë.

Madje këto ditë edhe njëri nga hoxhët më të njohur të Kosovës dhe fetari më  i nderuar kombëtar që pati nderin ti përgatiste për varrim në kohë lufte 56 viktimat e betejës historike të Familjes Jashari, në pranverën e vitit 1998 në Prekaz, z. Osman Musliu i cili  para disa kohësh, jo vetëm u rrah brutalisht por iu thye edhe dora nga vahabistët e BIK-ut, të Naim Tërnavës, në vendpunim dhe brendi të Xhamisë, deklaron se fajtori kryesor për instalimin e ekstremizmit islamik në Kosovë është udhëheqja e BIK-ut.

Për aq më keq, historia na mëson se të tillë ishin shumica e hoxhallarëve në çdo kohë, edhe në raste luftërash e që për  fatkeqësinë e këtyre trojeve, ata gjithmonë mbajtën anën e armikut, pa marrë parasysh se cili ishte ai që do vihej kundër shqiptarëve, qoftë  turk, grek apo shkja, shumica e imamëve mbajtën anën e tyre.

Kështu vepruan kur Serbia shpërngulte popullin tonë , qysh nga viti 1877, por edhe kur Greqia shpërngulte shqiptarët me dhunë për në Turqi. Për të katandisur  shqiptarët mysliman të ikin në Turqi, edhe autoritetet greke në vitin 1913,kishin blerë hoxhallarët dhe myftinjtë shqiptarë në Çamëri, si myftiu i Filatit Mehmet Zeqiraj dhe ish myftiu i Gumenicës Halil Hilmiu, Këta bënin propagandë për të mërguar në Turqi, duke gënjyer popullin që të mos rrëfejnë se janë shqiptarë”, thuhet në mes tjerash në shkrimin me titull ”Roli i hoxhallarëve në shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi”. Bota Sot | 16.08.2014

Ky shembull, besoj se flet shumë dhe vërteton edhe një herë më tepër se një numër i madh imamësh, që nga atëherë, njëjtë si edhe sot ishin dhe mbetën të predisponuar për tradhti të përhershme ndaj kombit shqiptar.

Edhe në ato kohë, në trojet shqiptare kishte disa qindra e ndoshta mijëra hoxhallarë, por prej të gjithë atyre mund të numërohen me gishta vetëm dy-tre imam patriot të cilët i dolën në krah popullit të vet në ditë të vështira, si Myderriz Ymer Prizreni, Haxhi Zeka, Hafiz Ali Korça,Mulla Idriz Gjilani e ndonjë emër i rrallë fetar, derisa  pothuajse të gjithë hoxhallarët tjerë me pozita udhëheqëse apo edhe pa to, bashkëpunuan ngushtë  me pushtuesin, cilido qoftë ai, në dëm të kombit shqiptar.

E njëjta gjë ndodhë edhe sot, kur kemi rreth 800-1000 hoxhallarë shqipfolës në Kosovë, ndërsa vetëm tre-katër nga ta dallohen si shqiptar të vërtetë të cilët kanë  ngritur zërin që me kohë kundër terrorizmit të shfrenuar islamik në vend ,duke hëngër edhe dajak e përjetuar thyerje gjymtyrësh nga vahabistët e Naim Tërnavës, pse mbronin praktikimin tradicional vendor.

Se hoxhallarët shqipfolës vahabist, janë e keqja më e madhe e kombit në 10 vitet e fundit, më së miri flasin edhe deklaratat e prindërve fatkqinjë të cilët humbën bijtë e tyre në Siri dhe Irak, si babai i kamikazit Blerim Heta, i cili në fund marsin e këtij viti, hodhi veten në erë, duke vrarë edhe 52 irakian të pafajshëm në vendlindjen e tyre në Bagdad. Remzi Heta nga Varoshi i Ferizajt deklaronte se djali i tij për këtë akt anti-njerëzor u frymëzua nga ligjëratat e vahabistët shqipfolës dhe kontrabanduesit të armëve serbe,Shefqet Krasniqit me shokë, edhe Babai i Liridon  Kabashit , të arrestuar ditëve të fundit,-Nasufi, deklaron se djalin e tij e mashtruan të njëjtit predikues shqipfolës-vahabist.

Edhe babai i Patriot Matoshit të vrarë para disa ditësh në Irak, fajësoi drejtpërsëdrejti  hoxhën vahabist Zekirja Qazimi, për humbjen e të birit 19 vjeçar, i cili i mllefosur deklaroi se nuk do të kishte dhimbje fare po të vritej djali i tij për Kosovë por jo të mashtrohej nga hoxhallarët vahabist që të shkonte të linte jetën në luftërat sektare arabe në Irak, ndaj edhe kërkonte që më në fund të ndërmerreshin masa ligjore ndaj imamëve vahabist që rrezikojnë jetën e të rinjve tanë.

A u vranë edhe shqiptar në Kosovë e viset tjera etnike, nga Islamistët e dyshuar për terrorizëm

Sipas asaj që u tha deri më tani se janë së paku 200 islamist të dyshuar për terrorizëm, të cilët për shumë vite vepruan lirshëm dhe pa asnjë pengesë në Kosovë, prokurorët, gjykatat dhe drejtësia në vend, duhet ti shkojnë kësaj pune deri në fund. Dhe, nëse vërtet këto institucione nuk pengohen si deri më tani nga politika, së pari, ato duhet të merren me peshqit e mëdhenj, kryetarin dhe kryesinë e BIK-ut, edhe për faktin se grupet e dyshuara për terrorizëm, mund të kenë më shumë se 200 pjesëtarë sa tash përmenden, dhe terroristët e mundshëm, mund të mos kenë bërë krime vetëm në Siri dhe Irak, por mund të kenë  vrarë edhe shqiptar të pa fajshëm, në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare.

Megjithëse, krimet e grupeve terroriste po gjykohen tash e sa kohë nga e gjithë bota,  vetëm halloweenët shqiptar sikur heshtin dhe politikanëve të korruptuar të këtij vendi që nuk kanë atdhe as fe, por vetëm uri të pashuar për para e pasuri, as që u intereson se nga mund të vijnë ato, kryesore atyre të mos u ndalet tagjia, ndaj vetëm ata edhe nuk dënojnë as kundërvihen krimit, sepse  ende shpresojnë ti mbushin gushat dhe gjepat, qoftë edhe me donacione të dyshimta arabo –vahabiste, ani pse të vetëdijshëm se ekstremizmi islamist që sa kohë rrezikon seriozisht vendin dhe kombin tonë.

Ndaj, pasi që, siç është e ditur për të gjithë se këto grupe nuk u zbuluan sot, por ishin të njohura që moti për opinionin, apo thënë më troç qysh nga shkuarja e Dr. Rexhep Bojës, personat e dyshuar, gjatë gjithë kohës vepruan nën ombrellën e BIK-ut, si pjesëtar të organizatave terroriste “Al Nusra”, dhe ISIS, duhet sqaruar mirë se ndoshta ato kishin për detyrë të vrisnin edhe shqiptar, nëse po , sa e ku u vranë ata dhe për llogari të kujt, para se veprimtaria e tyre të vazhdojë edhe më tej nën hijen dhe mbulesat e kamufluara si deri më tani.

Me politikanë konfliktuoz dhe përçarës nuk ka ardhmëri

Mjerisht nga gjithë ajo sa kemi parë e përjetuar që sa vite, në trojet tona kudo, tanimë besoj se të gjithë jemi të një mendje, e ndoshta mund të jenë bindur edhe skeptikët më të mëdhenj se  shqiptarët fatkeqësisht nuk kanë politikan të mirëfilltë, të dinjitetshëm dhe patriot e idealist të vërtetë kombëtar.

Madje, ngado që të marrësh shembull, është keq e më keq, qoftë në Shqipëri të njohur me shumë vështirësi shtet, tani e mbi 100 vjet, qoftë në Kosovën e pavarur por ende të pa pranuar në OKB, Iliridë, Preshevë ,Medvegjë, Bujanocë, trojet shqiptare nën Mal të Zi, apo edhe Çamëri e kudo qoftë, përfaqësuesit e popullit tonë me tu zgjedhur  në poste, nuk mendojnë gjë tjetër  përveç se si ti shtypin sa më shumë  zgjedhësit e tyre, dhe varfërojnë sa më tepër shqiptarët, për ti lënë ata gjithmonë në varësi, e në trojet e pushtuara, funksionarët shqiptar kthehen edhe në duar të zgjatura të pushtuesit apo bashkësunduesit të cilëve u shërbejnë deri në përulje.

Ndaj të shitur, të  shtypur e të lënë si gjithmonë  pas dore, mbeten vetëm shqiptarët  të cilët në asnjë pjesë të atdheut, kurrë nuk u ndjen rehat me udhëheqësit e tyre.

E njëjta gjë ndodhë si në Shqipëri, ku Janullatosi i cili nuk e mësoj kurrë gjuhën shqipe siç do duhej dhe pritej prej tij, por bëri shumë shqiptar grek dhe sot jo vetëm ai por edhe ata; flasin, ndjehen dhe sillen si të jetonin në Greqi, derisa në anën tjetër vdesin deri në 10 persona në ditë, vetëm nga vrasjet ndër shqiptare me armë, sikur të ishin në luftë me njëri tjetrin.

Shqipëria edhe po të ishte në luftë me ndonjë shtet tjetër, proporcionalisht nuk do të vriteshin më shumë ushtar në ditë, por ja që nuk ka politikan, intelektual apo nismë çfarë do qoftë ajo që provon ti del përpara kësaj të keqe. Të gjithë sikur ndjehen mirë me të.

Sa për moral më mirë të mos flasim fare, derisa nga pleq të krisur u kërkohet edhe fëmijëve seks për punësimin e një anëtari të familjes, para vuajtjes me uri.

Fatkeqësisht kështu është kudo ka shqiptar, askund nuk është më mirë.

Pra edhe në Kosovë, sado që askush nuk e di apo ende nuk deklarohet se çfarë në të vërtetë po ndodhë dhe për interesa të kujt, edhe tani e vetmja shpresë për këtë popull të shumëvuajtur mbetet Amerika, vetëm ajo mund ti sqarojnë këto raste deri në fund.

SHBA, duhet të ndezin edhe një herë një dritë shprese për shqiptarët, për dalje nga ky tunel i pa fund ku i ka katandisur ata dhe Kosovën, udhëheqja aktuale vendore, duke sjell gjendjen deri aty sa një imam vahabi me pallavra e piskamë krimesh arabishte, gjuhë të cilën para ardhjes së këtyre njerëzve në fuqi, kurrë nuk e deshën as pranuan shqiptarët, kurse tani vetëm  për pak vite dhe pa shumë vështirësi, ata përvetësuan gjysmën e popullsisë së këtij vendi  dhe bindën të rinjtë tanë deri në atë shkallë sa ti dërgojnë pa asnjë kundërshtim edhe kurban për vdekje në luftërat sektare në Irak dhe Siri.

Ndaj besoj se në gjendjen në të cilën jemi të gjithë shqiptarët tash e sa kohë , zgjidhja më e mirë për ne si komb, do ishte që me një projekt të organizuar nga Amerika, nën përkujdesjen e OKB-s, trojet tona etnike kudo, të bashkohen në një shtet dhe udhëhiqen nga një qeveri ndërkombëtare të kryesuar nga funksionar të njohur të vendeve mike si SHBA, Gjermania, Anglia etj, për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe përderisa vendi të shkolloj dhe përgatis udhëheqës të vërtet në shtetet me traditë, sipas modelit të punës dhe qeverisjes së vendeve të zhvilluara.

Për ndryshe nga politikanët përçarës që kanë trojet shqiptare tash e 100 vjet, konfliktuoz e grindavec dhe sekser arrogant deri në poshtërim siç ata janë,  të cilëve së fundi është në gjendje edhe një Janullatos  grek në Shqipëri dhe disa hoxhallarë vahabist, në Kosovë, t`ua vjedhë atyre elektoratin dhe neve bashkëkombësit e gjuhës dhe gjakut tonë, me lider të tillë shqiptarët kurrë nuk do të kenë shpresë për siguri, paqe e prosperitet apo ardhmëri më të mirë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)