25 Prill 2024

Lladrovci pret në takim presidentin Bujar Nishani

Tiranë, 19 gusht - Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, priti të martën në një takim të veçantë të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci.

Në këtë takim, Nishani uroi Lladrovcit për detyrën e re dhe e garantoi atë se do ta ketë gjithë përkrahjen e kabinetit të tij në detyrën si diplomat në krye të Ambasadës së Kosovës në Tiranë, duke shtuar se shteti shqiptar mbetet i angazhuar për konsolidimin edhe integrimin e shtetit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar dhe rajonal.

Duke folur për rëndësinë dhe pritshmërinë e vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri në 21 shtator, që është e para vizitë e tij në Evropë që prej zgjedhjes në krye të Selisë së Shenjtë, Nishani theksoi se kjo vizitë e Atit të Shenjtë është një ngjarje e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë rajonin, ndaj dhe po përgatitemi për një pritje shumë të madhe që do të shoqërohet me të gjithë pjesët e saj turistike, kulturore dhe informative.

Nga ana e tij, Lladrovci shprehu falënderimet e tij dhe të Qeverisë së Kosovës për kontributin e institucionit të Presidentit shqiptar dhe të institucioneve tjera për përkrahjen e deritanishme të Kosovës në procesin e njohjeve ndërkombëtare si dhe përfshirjen e Kosovës në organizatat multilaterale, me theks të veçantë kontributin e shtetit shqiptar për anëtarësimin e Kosovës SEECP gjatë Samitit të Bukureshtit.

Më tej, Lladrovci u ndal rreth proceseve dhe zhvillimeve më të rëndësishme nëpër të cilat po kalon aktualisht Kosova, si respektivisht për proceset pasgjedhore dhe formimin e institucioneve legjislative dhe ekzekutive. Lladrovci dhe presidenti Nishani ndanë mendimin se zgjedhjet e 8 qershorit ishin një hap i rëndësishëm dhe një sprovë e demokratizimit të institucioneve dhe shoqërisë kosovare, duke shtuar se ato patën një vlerësim shumë pozitiv në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Po ashtu, Lladrovci foli edhe për nevojën e vazhdimit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, duke potencuar domosdoshmërinë e implementimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe nevojës për një trysni më të madhe ndaj Beogradit që të mos devijojë nga marrëveshjet e arritura deri më tani nën mbikëqyrjen e BE-së.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se ekziston hapësirë dhe mundësi për intensifikimin dhe koordinimin e komunikimit në mes Zyrës së Presidentit dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë për çështje të karakterit bilateral dhe multilateral. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)