29 Mars 2024

Kushtetuesja e ndëshkon gjyqtarin Kryeziu

Prishtinë 19 gusht - Komisioni i gjyqtarëve, i formuar me vendim të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, sot ka dorëzuar raportin përfundimtar me të gjeturat përkitazi me pretendimet e ngritura ndaj gjyqtarit Kadri Kryeziu.

Gjyqtari Kryeziu ka prezantuar gjithashtu rastin e tij para Gjykatës, duke pranuar se ka pasur gjykim të gabuar të situatës në të cilën është gjetur ai.

Në përputhje me propozimin e vetë gjyqtarit Kryeziu dhe me raportin e Komisionit të gjyqtarëve, Gjykata vendosi që publikisht të qortojë gjyqtarin Kryeziu për këtë shkelje dhe ta përjashtojë atë nga pjesëmarrja si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese në çdo rast tjetër që mund të ketë kontekst politik, e ku, ndër të tjera, si palë para Gjykatës mund të paraqiten: Presidenti i Republikës së Kosovës, Kuvendi i Kosovës, Qeveria e Kosovës, Avokati i Popullit dhe komunat.

Vendimi i plotë i Gjykatës, me arsyetim, do të publikohet në ueb-faqen e Gjykatës në ditët në vijim.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)