29 Mars 2024

Jahjaga priti drejtoren e Korpusit të Paqes, Hessler-Radelet

Prishtinë, 19 gusht - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim Drejtoreshën e Korpusit të Paqes, Carrie Hessler-Radelet me bashkëpunëtorë, të shoqëruar nga ambasadorja e SHBA-ve në Prishtinë, Tracey Ann  Jacobson.

Presidentja Jahjaga e ka shprehur mirënjohjen e saj për vendimin e Korpusit Amerikan të Paqes për ta shtrirë programin e vullnetarëve të saj në Republikën e Kosovës, duke e bërë Kosovën vendin e 140-të në botë ku vepron kjo organizatë.

Gjatë takimit Presidentja Jahjaga e ka vlerësuar përmbylljen e suksesshme të programit trajnues intensiv ku 25 vullnetarët e rinj amerikanë kanë mësuar për kulturën dhe traditën kosovare, i janë nënshtruar kurseve intensive për gjuhët vendore dhe kanë ndjekur trajnime teknike.

Ajo ka theksuar se  kontributi i këtyre vullnetarëve është shumë domethënës për ato vende ku ata do të punojnë drejtpërdrejtë me fëmijët nëpër shkolla, por edhe për forcimin e marrëdhënieve midis dy popujve.

Drejtoresha e Korpusit të Paqes Carrie Hessler-Radelet falënderoi Presidenten Jahjaga, institucionet e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e vendit për pritjen e ngrohtë që ia kanë bërë programit të Korpusit të Paqes dhe 25 vullnetarëve amerikanë që tashmë janë vendosur në shumë qytete të Kosovës.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)