26 Prill 2024

Posta e Kosovës ka mbulueshmëri të tregut prej rreth 74.30 %

Prishtinë, 2 gusht - Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), ka publikuar Raportin \'Pasqyra e Tregut të Shërbimeve Postare në Republikën e Kosovës\'.

Raport ka për synim dhe qëllim informimin e publikut - opinionin e gjerë, palëve të interesit, përkatësisht informimin e operatorëve postar të licencuar për ofrimin e shërbimeve postare dhe atyre potencial të cilët pretendojnë për të hyrë në tregun e shërbimeve postare, dhe shfrytëzuesit konsumator të shërbimeve postare.

Raporti është përgatitur mbi bazën e analizimit të të dhënave zyrtare dhe informacioneve të pranuara për vëmendje të Autoritetit nga gjithë operatorët e shërbimeve postare për veprimtarinë - aktivitetet postare dhe të dhënat tjera që ndërlidhen me ofrimin dhe realizimin e shërbimeve postare dhe atyre korrier.

Autoriteti, sqaron të gjitha palët pjesëmarrëse në sektorin e Shërbimeve Postare dhe publikun - opinionin e gjerë, se bazuar në detyrimet e saja ligjore dhe konsideratën për ruajtjen e fshehtësisë dhe konfidencialitetin e të dhënave, jo të gjitha informacionet, të dhënat dhe treguesit e raportuar nga operatoret postar janë të përfshira dhe publikuara në këtë raport.

Raporti, pasqyron gjendjen reale të tregut të shërbimeve postare në Republikën e Kosovës dhe është hartuar duke marrë në konsideratë kushtet dhe gjendjen e tanishme të sektorit postar në Republikën e Kosovës.

Nga operatorë e evidentuar në regjistrin e licencave, NPQ „Posta e Kosovës Sh.A‟, si pasardhëse ligjore pas ndarjes nga „Posta dhe Telekomi i Kosovës ShA‟, (PTK), është Operator Publik Postar (OPP) i vetëm i cili është i obliguar të ofroj të gjitha shërbimet universale dhe të rezervuara postare në tërë territorin e vendit me kushte dhe kritere të përcaktuara sipas dispozitave ligjore dhe nënligjore.

Përveç këtyre shërbimeve NPQ „Posta e Kosovës Sh.A‟, mundë të ofrojë edhe shërbime tjera postare (shërbime të biznesit) të cilat janë jashtë zonës së shërbimeve universale. 

Ndërsa operatorët privat ofrojnë kryesisht shërbime postare ekspres dhe korrier, nga të cilët tre (3) operator postar janë të licencuar për të ofruar shërbime postare - postë vendore, vetëm brenda territorit të Republikës së Kosovës ndërsa pesë (5) të tjerë përfshirë edhe NPQ „Postën e Kosovës Sh.A‟, ofrojnë shërbime postare edhe në trafikun ndërkombëtar.

Operatorët privat që ofrojnë shërbime në trafikun ndërkombëtar, operojnë si përfaqësuese të kompanive - operatorëve të njohur në nivelin global (botëror) siç janë; DHL, UPS, FedEx, TNT etj.  

„Posta e Kosovës Sh.A‟ krahasuar me operatorët tjerë edhe gjatë vitit 2013, ka volumin - numrin më të lartë të letër dërgesave postare, duke pasur parasysh faktin se ofron gamë shumë të gjerë të shërbimeve postare, përfshirë këtu volumin e dërgesave për trafikun e brendshëm - posta vendore dhe ndërkombëtar, ndërsa nga operatorët privat „Korrier Express - KOEX Sh.p.k‟, që ka volumin - numrin më të madh të dërgesave duke llogaritur këtu edhe dërgesat e Postës Direkte - Reklamat. 

Derisa NPQ „Posta e Kosovës ShA‟, gjatë vitit 2012 ka patur një mbulueshmëri të tregut të shërbimeve postare prej rreth 74.30 %, në raport me operatorët privat të cilët kanë patur një mbulueshmëri prej 25.70 %, gjat vitit 2013, ka performuar më mirë dhe ka arrritur të rritë dominimin në treg dhe ka arritur një mbulueshmëri prej 78,16 %, në raport me operatorët privat që kanë një rënie në mbulueshmëri 21.84 %.

Nga ky krahasim vërehet se gjatë vitit 2013, NPQ „Posta e Kosovës ShA‟ ka një rrtije të tregut për 3.86 %, në raport me operatorët privat.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)