26 Prill 2024

Ministri Mujota përuroi asfaltimin e rrugës Pouskë-Jabllanicë

Prishtinë, 1 gusht - Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota të premten, përuroi segmentin e dytë te rrugës Pouskë-Jabllanicë.Ky segment  i cili eshte vazhdim i segmentit të parë dhe është përuruar vitin e kaluar me gjatësi prej 8.5 km.

Në fjalën e rastit ministri Mujota tha se kjo rrugë, që lidh disa fshatra, është e një rëndësie shumë të veçantë për këto zona.

“Ne  jemi shumë të kënaqur që kemi arritur të bëjmë këtë projekt në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin, dhe ajo që vlen te thuhet për këtë rrugë ështe se pjesa kryesore e kësaj rruge për banorët e Jabllanices dhe banorët e tjerë që banojne në këtë regjion ka mbaruar”.

“Qeveria e Kosovës po investon kudo ne Kosovë, për të lehtësuar jetën e qytetarëve të Kosovës, dhe jemi shumë të lumtur që komuniteti boshnjak e ka mirëpritur me shumë entuziazëm realizimin e këtij projekti, ngase jeta e tyre është lehtësuar më shumë me asfaltimin e kësaj rruge” - tha ai.

Ndër te tjera Ministri Mujota tha  se “Qeveria e Kosovës ka plane do te realizoj edhe shumë projekte tjera per popullin e Kosovës, ndërsa synimi i këtij projekti ështe që ky segment të arrijë deri në Opojë”.

Vlera e projektit të asfaltimit të këtij segmenti, që ka një gjatësi prej 8.5 km është në vlerë prej 463,761.03 euro ndërsa Komuna e Prizrenit  ka investuar ne vlerë prej 35.982.79 euro .
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)