19 Prill 2024

Agani e Minxhozi diskutojnë për bashkëpunimin në shëndetësi

Prishtinë, 1 gusht - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Ferid Agani priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi, me të cilin biseduan për bashkëpunimin në mes të dy shteteve në sektorin shëndetësor.

Në takim, theks të veçantë iu vë zgjidhjes së situatës rreth plasimit të produkteve medicinale kosovare në tregun farmaceutik të Republikës së Shqipërisë.

Ambasadori Minxhozi siguroi Ministrin Agani se do të ketë zgjidhje të shpejtë të kësaj çështjeje, bazuar në ligjet në fuqi të dy vendeve dhe Marrëveshjes së bashkëpunimit midis dy ministrive respektive të shëndetësisë.

Vizita e Ambasadorit Minxhozi në Ministrinë e Shëndetësisë u realizua në të njëjtën kohë kur një delegacion i ekspertëve kosovarë të fushës së farmacisë kanë udhëtuar në Shqipëri për të biseduar rreth çështjeve me interes në këtë fushë, përfshirë edhe tregun e lirë farmaceutik midis dy vendeve.

Po në këtë temë, pritet që Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Shqipërisë Ilir Beqaj sot pasdite të takohet me zyrtarë nga Kosova për të gjetur zgjidhjen më të mirë, ashtu që produktet medicinale të prodhuara në Kosovë,  të mund të plasohen në tregun farmaceutik të Republikës së Shqipërisë.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)