28 Mars 2024

UP: Nuk anulohet konkursi për doktoratë

Prishtinë, 1 gusht - Senati i Universitetit të Prishtinës “HasanPrishtina” nuk e ka miratuar rekomandimin e Departamentit tëInspeksionit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë(MASHT), për anulimin e konkursit të vitit të kaluar për studime tëdoktoratës.

Lajmin e ka konfirmuar për “Epokën e re” Ardian Gola, këshilltar i ushtruesit të detyrës së rektorit të UP-së, Anton Berishaj.

Ai ka thënë se Senatorët në mbledhjen e mbajtur të enjten kanë vlerësuar se ky rekomandim është shumë i vonuar.

“Senati i universitetit ka vendosur që të refuzojë miratimin e këtij rekomandimi për një mori arsyesh. Së pari, duke filluar nga fakti që ky rekomandim është tepër i vonuar përhiq më pak se tetë muaj. Së dyti, universiteti ka hyrë në marrëdhënie kontraktuale me studentët. Së treti, anulimi i konkursit do të kishte implikime financiare, pasi studentët i kanë kryer obligimet financiare dhe kanë përfunduar ligjëratat. Këto kanë qenë arsyet e Senatit që të refuzohet ky rekomandim”, ka thënë Gola, duke shtuar se Senati është në favor të vazhdimit të zhvillimit të procesit të doktoratës.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)