20 Prill 2024

BE-ja rehabiliton fasadën e Pallatit të Kulturës

Kaçanik, 31 korrik - Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë nëpërmjet projektit: Infrastruktura në Kosovë, faza VII është duke e financuar rehabilitimin e fasadës në objektin e Pallatit të Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik.

Për të diskutuar rreth ecurisë së zbatimit të projektit, të enjten kryetari i Komunës, Besim Ilazi ka realizuar një takim më zyrtarë të Zyrës së BE-së në Prishtinë të prirë nga Besime Kajtazi, mbikëqyrësit e projektit të prirë nga Grigorios Kralis dhe përfaqësuesit e kompanisë, që do t’i kryej punimet.

Të pranishëm në takim ishin edhe nënkryetari i Komunës, Remzi Elezi, drejtori i Arsimit e Kulturës, Enver Kamishi dhe Fatos Koxha , menaxher i projektit dhe person kontaktues me Zyrën e BE-së.

 Kryetari Ilazi e ka falënderuar Zyrën e BE-së për financimin e projektit të sipërpërmendur, ndërkaq është shprehur i gatshëm t’i kryejë të gjitha obligimet që dalin nga kontrata.

Projekti për rehabilitimin e fasadës përfshin fasadimin e pjesës së jashtme të objektit dhe disa renovime të jashtme ndërsa për realizimin e këtij projekti do të shpenzohen afër 100 mijë euro.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)