18 Prill 2024

Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë viziton KFOR-in

Prishtinë, 30 korrik - Komandanti Suprem i Forcave Aleate Për Evropë (SACEUR), Gjeneral Philip BREEDLOVE vizitoi shtabin qendor të KFOR-it në kampin “Film City” në Prishtinë dhe takoi  Komandantin e KFOR-it Gjeneral Salvatore FARINA.

Gjeneral BREEDLOVE u informua nga Komandanti i KFOR-it dhe stafi ndërkombëtar i shtabit qendor për zhvillimet e fundit të situatës aktuale të sigurisë dhe ate politike në Kosovë si dhe më gjerë në rajonin e Ballkanit.

Pas takimit SACEUR shprehu vlerësimin e tij për situatën e pëgjithshme të përmirësuar të sigurisë në Kosovë dhe manaxhimin e shkëlqyeshëm të sigurisë nga ana e KFOR-it gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare të mbajtura më 8 qershor, situatën në Mitrovicë së fundmi pas largimit të barrikadës dhe ndërtimit të “Parkut të Paqës” dhe gjatë festimeve të festës së Vidovdanit më 28 qershor  e cila është zhvilluar në mënyrë paqësore dhe të rregullt.

Gjeneral BREEDLOVE gjithashtu përshëndeti pjestarët e KFOR-it dhe theksoi rëndësinë e KFOR-it në kontekstin delikat dhe kompleks të Ballkanit dhe nevojën për vazhdimin e përmbushjes së misionit duke promovuar përparim dhe dialog në rajon.

Gjatë vizitës së tij Gjeneral BREEDLOVE, i shoqëruar nga Gjenerali FARINA, pati rastin të takohet me “Ambasadorët e Kuintit,” ambasadorët e Francës Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në Kosovë, Përfaqësuesin Special të BE-së, Kreun e missionit të EULEX-it, përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm (UNMIK) dhe kreun e misionit të OSBE-së.

Gjatë pasditës SACEUR dhe Komandanti i KFOR-it vizituan  Kampin de LATTRE de TASSIGNY, ne Novosellë dhe diskutuan rëndësinë e mbajtjes së këtij kampi nën përgjegjësinë e NATO-s dhe riforëmsimin e njësiteve të KFOR-it në terren në mënyrë që të krijohet një instrument më fleksibil i sigurisë.

 
“Pas këtyre angazhimeve të sotme  unë jam shumë i bindur se të gjithë  burrat dhe gratë tona në KFOR, EULEX dhe grupe tjera ndërkombëtare janë plotësisht të përkushtuar për vazhdimin e përparimit dhe shumë përmirësimeve diplomatike të cilat janë arritur me shumë mund”, tha Gjeneral Breedlove.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)