28 Mars 2024

OVL e UÇK-së reagon ndaj raportit të Williamsonit

Prishtinë, 30 korrik -Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së me rastin e publikimit të raportit shpreh shqetësim për:

-    Vazhdimin e luftës speciale kundër luftëtarëve të lirisë dhe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për interesa të Serbisë dhe armiqëve të kombit shqiptar


-    Reagimin qyqar dhe servil të akterëve politik dhe shoqëror të Kosovës, një pjesë e të cilëve nuk nguruan as të shprehin gëzimin e hapur për njollosjen e luftës çlirimtarë të kombit shqiptar për liri e bashkim

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, këtë raport e konsideron:

-    Jologjik dhe qesharak; për faktin se akuzohet për spastrim etnik, ushtria e cila ka luftuar në trojet e veta, ka mbrojtur trojet dhe popullatën e robëruar nga okupimi; ushtri e cila nuk ka sulmuar asnjë territor të ndonjë shteti fqinj.


-    Antihistorik; sepse në vend se të bëhen hetime për okupimin me dhunë të Kosovës me 1913 dhe 1945, hetime për masakrat ndaj popullatës civile shqiptare nga Mbrëtëria Jugosllave, e më pas RSFJ, ku u vranë me dhjetëra mijëra shqiptarë; të hetoj gjenocidin dhe vrasjen e mijëra civilëve nga shteti jugosllav si dhe dhunimin e mijëra femrave shqiptare gjatë viteve 1998-1999; spastrimin etnik të shkurtit 2000, ku në sy të ndërkombëtarëve, brenda një nate vriten 11 shqiptar dhe dëbohen rreth 12.000 të tjerë; heton luftën e drejtë dhe të njohur ndërkombtarisht të një populli të okupuar me dhunë, në mënyrë që të kënaq apetitet politike të shtetit gjenocidial e mizor Serbisë, aleatëve të tyre ndërkombëtar si dhe segmenteve proserbe shqipfolëse në Kosovë


-    Tendencioz; me qëllim të goditjes së elementit patriotik shqiptar në Kosovë (krerët, luftëtarët dhe përkrahësit e UÇK-së), dobësimit të tij dhe forcimit të elementit servil e proserb në Kosovë, në mënyrë që të njëjtit të vijnë e mbesin në pushtet, për të penguar aspiratën shqiptare për bashkimin e të gjitha trojeve në një shtet


-    Inferior; me faktin se dëshirojnë ta njollosin popullin më të vjetër në Evropë, pasardhësit e pellazgo-ilirëve, duke i shpallur ata kinse jo të civilizuar, vetëm për shkak të inferioritetit që kjo Evropë, por edhe gjyshërit e tyre që organizuan konferencat famkeqe kundër shqiptarëve, e ka ndaj popullit themelues të civilizimit e qytetërimit evropian.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, konstaton:

-    Ky tentim do të jetë i dështuar, ashtu siç dështuan dhe Gjykata e Hagës si dhe gjykatat famkeqe të UNMIK-ut dhe EULEX-it


-    Elementi patriotik në Kosovë, nuk do të humb as këtë betejë, por do të dal edhe me i fortë edhe më i bashkuar pas mbarimit të këtij procesi të turpshëm për Evropën dhe botën


-    Ne do të jemi në mbrojtje të secilit që mund të akuzohet nga kjo “gjykatë” politike


-    Ne ftojmë luftëtarët si dhe popullin liridashës të Kosovës, që të bojkotojnë thirrjet e kësaj gjykate, sepse ajo që do të mbetet pas, do të jetë vetëm vula e turpit dhe mallkimi nga historia.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)