24 Prill 2024

Menaxhimi kufitar i rëndësishëm për liberalizimin e vizave

Prishtinë, 29 korrik - Shefi i EULEX-it Bernd Borchardt e vizitoi Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ku u prit nga Koordinatori i QKMK-së Samir Krasniqi, Ministri i Punëve të Brendshme, zyrtarë të Doganës së Kosovës, Policia e Kosovës dhe këshilltarë të EULEX-it.

Gjatë kësaj vizite, Koordinatori i QKMK Samir Krasniqi e informoi Borchard-in lidhur me rolin e rëndësishëm të QKMK-së për sigurimin e kufijve të Kosovës.  Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) u hap zyrtarisht në janar të vitit 2013 dhe roli i saj kryesor është bashkërendimi i aktiviteteve dhe i operacioneve lidhur me Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IMK), ofrimi i mbështetjes, lehtësimi i këmbimit të informatave dhe rritja e integrimit ndërmjet agjencive të përfshira në Menaxhimin Kufitar.

Koordinatori i QKMK-së, po ashtu, e informoi Shefin e Misionit EULEX që linja kujdestare e telefonit e riaktivizuar së fundi për Kundër Korrupsion nga Dogana e cila është e lidhur me këtë Qendër ka qenë shumë e suksesshme dhe ka pasur si rezultat më shumë thirrje brenda vetëm shtatë javëve se sa gjatë tërë vitit të kaluar.

Borchardt e ri-përsëriti rëndësinë e funksionalizimit të plotë të kësaj Qendre Kombëtare për Menaxhimin Kufitar. Ai tha:  “Fuqizimi i kapacitetit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar është njëri prej kushteve të Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave dhe është mbështetur fuqishëm jo vetëm nga Misioni ynë por, po ashtu, edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë. “ 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)