28 Mars 2024

Nazmi Iballi zgjedhet dekan i Fakultetit të Sigurisë Publike

Prishtinë, 29 korrik - Nazmi Iballi është zgjedhur dekan i Fakultetit të Sigurisë Publike në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Zgjedhja e tij është bërë pas votimit dhe verifikimit të votave nga Këshilli i Fakultetit, bazuar në Rregulloren e Arsimit të Lartë neni 12, paragrafi 1 dhe neni 4, paragrafi 1, Rregullores për zgjedhjen, emërimin dhe shkarkimin e dekanit, prodekanit dhe udhëheqësve të njësive të fakultetit në AKSP.

Dekani detyrat dhe përgjegjësitë i ushtron në përputhshmëri me Rregulloren për Arsimin e Lartë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe aktet tjera që rregullojnë fushë-veprimtarinë e Fakultetit të Sigurisë Publike.

Mandati i dekanit është katër vjet dhe fillon nga data 1 tetor 2014.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)