28 Mars 2024

Haziri: Me mua LDK do të ishte më e re

Prishtinë, 29 korrik - Nëse Isa Mustafa nuk do të jetë sërish kandidat për kryetar të LDK-së, atëherë ka gjasa që kësaj pozite t’ia mësyjë Lutfi Haziri.

Ai në pjesën e dytë të intervistës për gazetën Tribuna ka thënë se po e vlerëson kandidaturën. Haziri ka folur për Mendim Rugovën dhe ka thënë se ai përfaqëson vetëm veten e tij.

Haziri ka shpjeguar edhe për idenë dhe qëllimin e tij që LDK të jetë e afërt me PDK-në, ndonëse ka thënë se kjo e fundit është ShIK-u vetë. Haziri ka thënë se nuk po flirton me radikalizëm islamik dhe se po t’i jepet mundësia do të hynte në shkëmbim territoresh me Serbinë. \"Sukseset dhe përgjegjësitë i atribuohen kryesisë së partisë dhe liderit të saj.

Për LDK-në ky është vit i zgjedhjeve, ne në vjeshtë të këtij viti i kemi zgjedhjet e brendshme. Në çdo katër vjet kemi zgjedhje brenda partisë dhe pavarësisht rrethanave dhe momenteve zgjedhjet e LDK-së janë mbajtur me afat. Ne e kemi ndryshuar statusin e LDK-së, i kemi ndryshuar politikat tona zgjedhore dhe besojmë se ka më pasur shumë rezultat në zgjedhjet e ardhshme\". Tribuna

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)