18 Prill 2024

Thaçi, uron që të vazhdoj toleranca fetare

Prishtinë, 28 korrik -   Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, me rastin e festës së Fitër Bajramit ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga Myftiu Naim Tërnava.

Me këtë rast, kryeministri Thaçi ka përcjell urimet për të gjithë qytetarët e besimit islam, duke uruar për tolerancë fetare, qytetare dhe politike.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dëshiroj që edhe njëherë të gjithë  besimtarëve, t’ju uroj në këtë ditë të shenjtë të Fitër Bajramit, në këtë ditë të respektit të  ndërsjellë, të tolerancës, të mirëkuptimit, të dashurisë, të paqes. Uroj që të ketë çdoherë tolerancë të tillë fetare, qytetare, politike në Kosovë.

Uroj që në këtë ditë të shenjtë të kujtojmë dëshmorët e kombit, të kujtojmë heronjtë, të  kujtojmë sakrificën tonë dhe natyrisht të gjithë kështu të bashkuar të marrim energji për të ardhmen, për ndërtimin e shtetit tonë edhe më të fuqishëm”, ka thënë Thaçi, pas vizitës që bëri në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)