25 Prill 2024

Franca shpalli tre ditë zi kombëtare pas aksidentit ajror

Prishtinë, 28 korrik - Duke filluar nga e hëna, për tri ditë, të gjitha ndërtesat publike në Francë do të mbajnë flamujt në gjysmë shtize.

Franca shpalli tre ditë zi kombëtare pas aksidentit ajror të avionit të kompanisë ”Air Algerie”, në të cilin u vranë 118 njerëz në bord, përfshirë 54 francezë.

Duke filluar nga e hëna, për tri ditë, të gjitha ndërtesat publike në Francë do të mbajnë flamujt në gjysmë shtize.

Sot, familjet e 54 udhëtarëve francezë që humbën jetën, janë pritur nga presidenti Francois Hollande dhe ministri i Jashtëm Laurent Fabius.

Ndërkohë, në vendin e aksidentit në veri të Malit, 100 kilometra nga Gao, ekspertët e OKB-së kanë gjetur kutinë e dytë të zezë të MD-83 ”Air Algerie”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)