20 Prill 2024

Vriten 13 civilë në lindje të Ukrainës

Kiev, 28 korrik -  Në lindje të Ukrainës për pasojë të konfliktit të armatosur në rajonin Kurlioka, 13 civilë janë vrarë mes tyre dy fëmijë.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia franceze e lajmeve e cila citon autoritete zyrtare të Ukrainës.

Ndërsa në sulmet me raketa të ushtrisë kundër separatistëve në Luhansk në lindje të vendit 15 persona kanë humbur jetën dhe 60 të tjerë janë plagosur. Qyteti Luhansk ndodhet në shënjestër të topave dhe artilerisë së rëndë të ushtrisë ukrainase. Ditën e premte nga lëshimi i një rakete në këtë qytet të lindjes së Ukrainës, 5 persona kanë humbur jetën dhe 2 të tjerë janë plagosur. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)