20 Prill 2024

Me fat Fitër Bajrami!

Prishtinë, 28 korrik -  Besimtarët myslimanë në Kosovë ashtu edhe në vendet tjera gjithandej botës, sot festojnë Fitër Bajramin, festë kjo që pason muajin e shenjtë të Ramazanit.

Manifestimi qendror u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë duke filluar në orën 4:50 me faljen e namazit të sabahut, pastaj u mbajtën ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, kurse Namazi i Fitër Bajramit u fal në orën 6:00.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, sot myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë së BIK nga ora 9:00-12:00.
 
Tërnava: Iu porosisë, që të shtrini dorën e ndihmës te ata të cilat kanë nevojë...
 
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava i ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit. Në mesazhin e tij të urimit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava u ka bërë thirrje qytetarëve mysliman që të kultivojmë frymën e dashurisë, paqes, tolerancës respektit të ndërsjellë edhe me besimet e tjera, që Kosova të jetë vend i harmonisë, bashkëpunimit të tolerancës e paqes.

“Me rastin e kësaj feste të cilës i gëzohet çdo besimtarë, juve të respektuar e të nderuar vëllezër e motra, iu porosisë, që të shtrini dorën e ndihmës te ata të cilat kanë nevojë, të varfrit, jetimët, njerëzit e shtyrë në moshë që kanë mbetur pa përkujdesje, fëmijët e braktisur. Ti gëzojmë ata edhe gjatë kësaj feste ashtu siç i gëzuat me ndihmat e juaja edhe gjatë muajit të Ramazanit, ngase kështu po na thërret Allahu xh.sh. dhe Muhamedi  a.s.”, është shprehur Tërnava.

Myftiu i Kosovës, ka thënë se dita e sotme e Fitër Bajramit është ditë kur besimtarët ndajnë gëzimin dhe shkëmbejnë urimet mes vete, duke e lutur Zotin që mëkatet e mundshme të na i falë, dhe bashkërisht të punojmë për një të ardhme sa më të mirë të vendit tonë.

Tërnava ka bërë thirrje që të kultivohet fryma e dashurisë, paqes, tolerancës respektit të ndërsjellë edhe me besimet e tjera. “Që Kosova të jetë vend i harmonisë, bashkëpunimit të tolerancës e paqes. Islami është fe e cila iu është shpallur njerëzimit me qëllimin e dhurimit të një jete paqësore, përmes së cilës pasqyrohet në tokë mëshira dhe bamirësia e pafund e Zotit.  Të nderuar e shumë të respektuar besimtarë!

Më lejoni që edhe njëherë tua uroi festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve në Kosovë dhe brenda trojeve tona etnike shqiptare, por edhe të gjithë vëllezërve e motrave në mërgatën  tanë kudo që gjendën ata. Me fat festa e Fitër Bajramit!”, është thënë ne mesazhin e urimit të kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava.
 
Jahjaga: Uroj që në secilën familje të ketë shëndet, begati, mirëqenie, harmoni dhe gëzim
 
Autoritetet më të larta të vendit dhe drejtues të partive politike kanë uruar qytetarët për festën e Fiter Bajramit.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e Fitër Bajramit, ka uruar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava dhe të gjithë besimtarët mysliman.
Ajo ka thënë se Dita e Bajramit të Madh përcjell mesazhin për sakrificë, zemërgjerësi, dashuri dhe solidaritet me të gjithë njerëzit në nevojë. “Uroj që në secilën familje të ketë shëndet, begati, mirëqenie, harmoni dhe gëzim. Në këtë ditë feste, më shumë se kurdoherë duhet të ndalemi e të reflektojmë për punën tonë, për angazhimet dhe obligimet që kemi ndaj njëri-tjetrit, familjes, miqve dhe shoqërisë.

Në këtë festë të Bajramit të Madh me respekt të veçantë, t’i kujtojmë të gjithë ata që u angazhuan dhe sakrifikuan për vendin tonë”, është thënë në urimin e presidentes Jahjaga.
 
Thaçi: Festa e Fitër Bajramit është një rast për të gjithë ne, të ndajmë mes vete gëzimet dhe urimet më të mira
 
Me rastin e festës së Fitër Bajramit, edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava dhe besimtarët islamë të Kosovës.

“Festa e Fitër Bajramit është një rast për të gjithë ne, si qytetarë të këtij vendi, të ndajmë mes vete gëzimet dhe urimet më të mira, dhe të punojmë për një të ardhme edhe më të mirë për vendin tonë. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, uroj edhe njëherë të gjithë besimtarët islamë me rastin e Festës së madhe të Fitër Bajramit, duke iu dëshiruar më shumë paqe, harmoni, solidaritet dhe unitet në familjet e tyre”, është thënë në mesazhin e Thaçit.

Ai ka thënë se qytetarët e besimit islam shquhen për kultivim të vlerave humane, për urtësi, shpirt paqësor, tolerant dhe respekt për njerëzit e besimeve të ndryshme. “Urojmë qe kjo frymë e mirëkuptimit dhe kultivimit të vlerave që na bashkojnë të vazhdojë dhe të thellohet gjithmonë në mesin tonë, duke e bërë Kosovën vend te paqes, përparimit dhe harmonisë midis njerëzve të përkatësive të ndryshme etnike dhe religjioze”, ka thënë Thaçi.
 
Partitë politike urojnë për festën e Fitër Bajramit
 
Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK), Lëvizja Vetëvendosje!, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën ua kanë uruar festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve islamë të Kosovës, duke u dëshiruar paqe, shëndet dhe begati në shtëpitë e tyre.                  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)