19 Prill 2024

Thaçi: Kosova kurrë nuk e harron popullin hebre

Prishtinë, 27 korrik -  Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Kosova duhet të ketë kujdes t’i çmojë kontribuuesit e lirisë dhe pavarësisë sonë nga populli hebre si Presidenti Peres, kongresmeni i ndjerë Tom Lantos, Sekretarja e Shtetit Madeleine K. Albright, Kongresmeni Eliot Engel, Senatori Charles Chuck Schumer e dhjetëra përfaqësues tjerë të popullit hebre.

Ai ka çmuar lartë kontributin e ish-presidentit Izraelit Shimon Peres.

Thaçi ka thënë se Peres ka qenë gjithmonë përkrahës i pavarësimit të Kosovës, duke mos e harruar edhe pro-amerikanizmin e përbashkët të shqiptarëve dhe hebrenjve.

Sipas tij Këto ditë përfundoi mandatin presidencial një nga veteranët e politikës dhe paqe-bërjës globale, Presidenti Shimon Peres. U bë president i Izraelit më 2007, kur edhe u takova me të gjatë një vizite qe e bëra në Jeruzalem dhe Tel-Aviv me ftesë të shtetit izraelit.

Sipas tij Nobelisti Peres, edhe në atë kohë ishte përkrahës i pashoq i pavarësimit të Kosovës dhe shpesh ka spikatur publikisht pro-amerikanizmin e përbashkët të shqiptarëve dhe hebrenjëve.

\"E mbaj në mend historinë e tij për shtet-ndërtim dhe paqe përkundër faktit që familja e tij në Poloni ishte zhdukur në Holokaust - krimin e pashoq në historinë moderne të njerëzimit. Edhe tek sa lutemi për paqe në Lindjen e Mesme, Kosova duhet të ketë kujdes t’i çmojë kontribuuesit e lirisë dhe pavarësisë sonë nga populli hebre si Presidenti Peres, kongresmeni i ndjerë Tom Lantos, Sekretarja e Shtetit Madeleine K. Albright, Kongresmeni Eliot Engel, Senatori Charles Chuck Schumer e dhjetëra përfaqësues tjerë të popullit hebre\", ka shkruar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)