18 Prill 2024

Fillon udhëtimet e para treni i shpejtë Ankara-Stamboll

Ankara, 27 korrik - Ka filluar udhëtimet e para të rregullta treni me shpejtësi të lartë ndërmjet Ankara-Stamboll duke bërë realitet një ëndërr 70-vjeçare.

Linja me Tren me Shpejtësi të Lartë (YHT) Ankara-Stamboll ka filluar udhëtimet e para. Treni i shpejtë nga Ankara-ja u nis sot paradite në orën 11.20 bashkë me Kryeministrin Rexhep Tajip Erdoan dhe shumë ministra e deputetë.

Ceremonia e parë e përurimit të këtij projekti u mbajt në orën 14.30 në stacionin e trenit në Eskishehir (Eskişehir Garı).

Ndërsa përurimi zyrtar do të bëhet me një ceremoni që do të organizohet pas pak në orën 18.30 në Stacionit e trenit në Pendik.

Në linjën hekurudhore me shpejtësi të lartë Ankara-Stamboll fillimisht do të ketë gjithsej 9 stacione, përkatësisht: Polatlı, Eskişehir, Bozüyük, Bilecik, Pamukova, Sapanca, İzmit, Gebze dhe Pendik.

Në këtë hekurudhë janë ndërtuar 755 vepra të mëdha. Pjesa Köseköy-Gebze është realizuar me grantin e BE-së 150 milionë euro. Gjithsej projekti ka kushtuar 4 miliardë dollarë, nga të cilat 2 miliardë dollarë janë siguruar përmes kredimarrjes.

Në vitin 2015 kjo linjë do të lidhet me tunelin Marmaray, me Halkalı.

Në fazën e parë stacion i fundit do të jetë në Pendik, por më pas linja do të zgjatet deri në stacionin Söğütlüçeşme. Në vitin 2014 linja e trenit me shpejtësi të lartë Ankara-Stamboll do të lidhet me tunelin që kalon nën Bosfor dhe do të zgjatet deri në Halkalı (që ndodhet në pjesën evropiane të Stambollit). perëndimore).

Në ditë të do të ketë 12 udhëtime

Në këtë linjë në ditë gjithsej do të realizohen 12 udhëtime (6 vajtje dhe 6 ardhje). Kur të lidhet me metronë “Marmaray” do të jetë e mundur që çdo 15 minuta ose 30 minuta të realizohet nga një udhëtim me tren të shpejtësisë së lartë.

Transporti hekurudhor do të rritet në 78%

Me fillimin nga puna të trenit me shpejtësi të lartë ndërmjet dy qyteteve më të mëdha të Turqisë, Ankara-Stamboll, pjesa që zë transporti hekurudhor në transportin e pasagjerëve nga 10% që është për momentin parashikohet të arrijë në 78%. Linja hekurudhore me shpejtësi të lartë Ankara-Stamboll mesatarisht do t’u shërbejë 7,5 milionë pasagjerëve.

Me vënien në punë të kësaj linje kohëzgjatja e udhëtimit Ankara-Gebze do të reduktohet në 2 orë e 30 minuta. Gjithashtu me anë të transportit të kombinuar do të shkurtohet koha e udhëtimit edhe me qytetet e tjera të vendit.


Fillon udhëtimet e para treni i shpejtë Ankara-Stamboll

Kur linja të jetë integruar me tunelin “Marmaray” do të jetë i mundur transporti i pandërprerë i pasagjerëve nga Azia për në Evropë.

Projekti nuk do të shkurtojë vetëm kohën e udhëtimit ndërmjet dy qyteteve, por njëherësh do të kontribuojë me vlerë të shtuar në shumë fusha, duke filluar që nga ekonomia e deri në jetën sociale dhe kulturore.

Treni me shpejtësi të lartë nuk do të lidhë brenda një kohe të shkurtër me njëri-tjetrin kryeqytetin e vjetër dhe të ri të vendit, por do të hapë edhe një korridor të ri hekurudhor me shpejtësi të lartë në itinerarin modern të Hekurudhës së Mëndafshit.

Për çmimet e udhëtimit do të aplikohet një politikë fleksibële

Setet e trenit me shpejtësi të lartë që do të punojnë në linjën e re hekurudhore Ankara-Stamboll do të përbëhen nga 6 vagonë me kapacitet 409+2 udhëtarë.

Në këtë linjë hekurudhore do të zbatohet politika e çmimit

Politika që do të aplikohet në këtë linjë për çmimin e udhëtimit do të jetë fleksibël. Çmimet e biletës pritet të publikohen nga Kryeministri Erdoan. Kur linja të fillojë të punojë me kapacitet të plotë në ditë dhe orë të caktuar atë ditës bileta do të ketë një çmim më të lirë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)