24 Prill 2024

Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria, marrëveshje për kufirin

Podgoricë, 26 korrik -  Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova, kanë arritur marrëveshje për pikat e kufirit trepalësh, ka njoftuar Ministria e brendshme e Malit të Zi.


Përfaqësuesit e tri komisioneve shtetërore në Podgoricë të Malit të Zi e kanë nënshkruar marrëveshjen për “pikën e takimit të kufirit shtetëror të tri shteteve, e cila është e shënuar me shenjën e kufirit trepalësh”, dhe për mirëmbajtjen e saj.

Në takim, poashtu, është arritur marrëveshja për zbatimin e marrrëveshjes për mirëmbajtjen e shenjave kufitare përgjatë kufirit Mali i Zi – Shqipëria, e nënshkruar në Podgoricë në vitin 2009.

Raportohet se është biseduar edhe për vazhdimin e procesit të përcaktimit të linjës kufitare shtetërore ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)