20 Prill 2024

Ndal presionit politik mbi Gjykatën Kushtetuese

Prishtinë, 26 korrik- Rrjeti i OJQ-ve AVONET është i shqetësuar me presionet dhe përpjekjet për ndërhyrje në veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese dhe procesit demokratike që po zhvillohet në Kosovë pas zgjedhjeve të përgjithshme të 8 qershorit. 

Liderë politikë ditëve të fundit kanë dhënë deklarata që bëjnë presion mbi Gjykatën Kushtetuese dhe procedurën demokratike dhe kushtetuese që me tonë kërcënime këto institucione dhe përpiqen të paragjykojnë veprimtarinë e tyre.  Këto deklarata krijojnë dyshime serioze për përkushtimin e tyre ndaj shtetit të së drejtës, ku jo politikanët por institucionet e specializuara dhe të pavarura, interpretojnë dhe vendosin mbi dilemat juridike që janë evidente në të gjitha shoqëritë demokratike. Po ashtu, këto deklarata krijojnë mëdyshje tek zotimi i liderëve politik për sundim të ligjit.

Liderët politikë në Kosovë kanë ndërtuar një proces kredibil përmes zgjedhjeve të 8 qershorit dhe është qenësore që arritjet në këtë rast të mos cenohen përmes mesazhe që sinjalizojnë vullnetin për të shmangur rrugën institucionale të zgjidhjes së mospajtimeve politike.

 Gjykata Kushtetuese  e ka dëshmuar pavarësinë dhe kredibilitetin e vetë. Gjyqtarët që shërbejnë në këtë piedestal të demokracisë janë votuar nga të gjitha partitë politike, përderisa në rastin e fundit gjyqtari raportues është caktuar njëri prej 3 gjyqtarëve ndërkombëtar të kësaj Gjykate. 

Ne kërkojmë që asnjë aktor politik të mos ndërhyj  në pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese si dhe mos të bëhen deklarata që synojnë cenimin e procesit demokratik dhe njollosin imazhin e këtij institucioni duke paragjykuar vendimet e tyre.

AVONET i bashkohet deklaratës së ambasadores amerikane që duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të vazhduar më tej në kuadër të procedurave demokratike për konstituimin e Kuvendit të Republikës.

Po ashtu AVONET kërkon që këto institucione  të vijojnë punën e tyre me rigorozitet dhe ne bazë të ligjit si dhe të mos ndikohen nga presionet që vijnë nga jashtë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)