25 Prill 2024

Ferronikeli shpërndan rreth 100 pako me ushqim

Drenas, 25 korrik - Në prag të festës së Fitër Bajramit, Ndërmarrja NewCo Ferronikeli,  bëri shpërndarjen e 100 pakove me ushqim për familjet në nevojë, veteranët e luftës së rajonit të Drenasit dhe disa sosh për ish punëtorët e saj të cilët konsiderojnë që kanë kushte më të rënda sociale.

Pakot ushqimore që u shpërndan sot përbëhen nga: 50 kilogram miell, vaj, sheqer, oriz e ushqime tjera elementare.

Shpërndarja e këtyre pakove ushqimore është bërë përmes Qendrës “Islamic Relief” dhe Shoqatës së Veteranëve të Luftës së Rajonit të Drenasit, të cilët kanë mundësuar përzgjedhjen e familjeve me kushte të rënda ekonomike.

Me këtë rast Drejtori i Qendres islamic Relief, Vehbi Zeqiri, gjatë shpërndarjes së pakove ushqimore falënderoi NewCo Ferronikelin për mbështetjen e vazhdueshme që po u bënë kësaj kategorie.

“Falënderojmë NewCo Ferronikeli që po kontribuon me dhurimin e këtyre pakove ushqimore. Së pari është me rëndësi që këta persona të ndjejnë që dikush po përkujdeset për ta dhe e dyta ana materiale që ata po marrin. E vlerësoj posaqerisht pjesëmarrjen e menaxhmentit te NewCo Ferronikelit  që personalisht morën pjesë gjate shpërndarjes së këtyre pakove me ushqim. Mendoj qe krahas anes profesionale cdo njeri duhet të këtë edhe anen humanitare qe ne nje menyre apo tjeter te kontribuoi ne permiresimin e jetes se shoëerisë”, tha z. Zeqiri.

Zykë Kolëshi kryefamiljare e familjes 7 anërarëshe nga Bainca e Lipjanit, në mesin e familjeve që morren pakot ushqimore, falënderoi NewCo Ferronikelit që sic tha ajo asnjëher nuk po i harron e sidomos për festa.

Ndërkaq përfaqësuesit e NewCo Ferronikelit gjatë shpërndarjes së këtyre ndihmave duke ju uruar Festën e Kurban Bajramit personave që prisnin  për marrjen e pakove poashtu në emër të NewCo Ferronikelit u shprehen se kompania do të vazhdojë ti ndihmoj ata edhe në të ardhmen.

“NewCo Ferronikeli vazhdimisht ka ndihmuar familjet me gjendje të rëndë ekonomike, ne po mundohemi që sadopak të kontribuojmë për festa dhe shpresojmë që kjo ndihmë do të vazhdojë edhe në të ardhmen”  u shpreh z. Gani Canolli, zëvendës Drejtor i NewCo Ferronikelit.

Po ashtu z. Mustaf Prenku, Kryetar i Shoqatës së Invalideve dhe Viktimave Civile në Drenas, shprehu falënderimet e tij për pakot ushqimore dhe respektin ndaj këtyre familjeve dhe humanitetit që po tregon NewCo Ferronikeli për këtë kategori.

NewCo Ferronikeli vazhdon të realizoj aktivitete të ndryshme bamirësie për rajonin e Drenasit e vecanërisht për festa, duke ju dal në ndihmë familjeve në nevojë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)