18 Prill 2024

Ambasadorja gjermane dorëzoi letrat kredenciale

Prishtinë, 25 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, e cila i dorëzoi letrat kredenciale.

Presidentja Jahjaga e vlerësoi lart mbështetjen e Gjermanisë për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të përkrahjes posaçërisht të rrugës së integrimeve evropiane për vendin.

Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova ka bërë përparime të mëdha dhe se përafrimi i saj me BE-në, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, do të krijonte stabilitet dhe paqe dhe, gjithashtu, do të ndihmonte në thellimin e reformave në shoqëri.

Ambasadorja e Republikës së Gjermanisë në Republikën e Kosovës, zonja Angelika Viets, e falënderoi Presidenten Jahjaga për mikpritjen dhe theksoi se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet dhe shoqërinë e Kosovës. Ajo tha se vendi i saj do të përkrahë Kosovën në proceset demokratike dhe në veçanti në procesin e integrimeve euro-atlantike, që do të ndihmojë vendin në përmbushjen e standardeve të përcaktuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)