18 Prill 2024

Parlamenti Europian shqyrton planin e sigurimit të energjisë së BE-së

Bruksel, 25 korrik - Komisioni i industrisë pranë Parlamentit Europian diskutoi këtë javë rreth planeve të sigurimit të energjisë, në kërkim të rrugëve për uljen e varësisë së energjisë në vendet e BE-së, theksohet në një deklaratë të publikuar të enjten nga PE.

Plani për sigurimin e energjisë, i hartuar nga Komisioni Europian synon përmirësimin e gjendjes së energjisë në BE, duke u mbështetur në energjinë e jashtme.

Sipas statistikave BE-ja importon 53% të energjisë që konsumon, përfshirë 90% të naftës bruto të saj, 66% të gazit natyral dhe 42% të lëndëve djegëse të ngurta, siç është qymyri.

Parlamenti Europian bën të ditur se në vitin 2013 kostoja e importimit të energjisë së BE-së kapi shifrën 400 miliard euro. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)