24 Prill 2024

Thaçi krenar për trashëgiminë artizanale të Kosovës

Prishtinë, 24 korrik - Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, është shprehur se ndihet krenar për trashëgiminë e pasur artizanale që ka Kosova, e që sipas tij mbahet gjallë nga zejtarët e talentuar e të palodhur. 

Ai ka kërkuar që të gjithë të kontribuojmë në ruajtjen, kultivimin dhe nxitjen e saj. 

“Unë besoj se trashëgimia jonë mund të shërbejë njëherazi edhe si instrument i vlefshëm zhvillimi prandaj në të ardhmen do të nxisim artizanatin në mënyrë që të shërbejë si mbështetje edhe ndaj industrisë së turizmit duke e bërë më tërheqëse në nivel ndërkombëtar ofertën turistike të Kosovës.” Shkruan Thaçi në Facebook.

Ai ka ftuar bashkatdhetarët e diasporës, që kanë ardhur për pushime verore, që të vizitojnë punishtet apo dyqanet e zejtarëve kosovar, të blejnë produkte artizanale autentike kosovare dhe t\'i marrin me vete në vendet ku jetojnë.

“Kështu do mund të mbajnë edhe më të freskët lidhjen e tyre me atdheun, do të promovojnë trashëgiminë kosovare nëpër botë dhe do të ndihmojnë që tradita jonë e çmuar të jetojë dhe t\'i përcillet e plotë gjeneratave të ardhshme”, ka thënë ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)