24 Prill 2024

Kushtetuesja pezullon Isa Mustafën nga pozita e kryetarit të Kuvendit

Prishtinë, 23 korrik - Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka pezulluar vendimin e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Isa Mustafës në krye të këtij institucioni dhe atë deri në vendimin e Kushtetueses për kërkesën e deputetëve të PDK-së.

“Të mërkurën, më 23 korrik 2014, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi rastin KO119/14, të parashtruar nga Xhavit Haliti dhe 29 deputetë tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë dhe ka publikuar Vendimin për Masë të përkohshme, me të cilën pezullon Vendimin për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 05-V-001, të votuar nga 83 deputetë të Kuvendit më 17 korrik 2014, dhe me të cilin obligohet Kuvendi të përmbahet nga çfarëdo veprimi deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës”, është thënë në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)