29 Mars 2024

Qeveria ndan 960 mijë euro për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së

Prishtinë, 23 korrik - Vendimi i parë që mori aprovimin e kabinetit qeveritar ishte ndarja e mjete financiare në shumën prej 960, 250.00€, për kategoritë e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndarja e këtyre mjeteve financiare bëhet për t’ju dalë në ndihmë në rregullimin e protezave dhe shërimin për invalidët e luftës, dhe rehabilitimin e anëtarëve të Shoqatës së Invalidëve të luftës të UÇK-së, Shoqatës së Familjeve të dëshmorëve të UÇK-së dhe Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së.

Raporti Vjetor 2013, i Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka marrë aprovimin e kabinetit qeveritar. Ky Raport përveç plotësimit të obligimit ligjor, ka për qëllim, ta vë në dijeni shfrytëzuesin, publikun e gjerë dhe institucionet e vendit, për të arriturat dhe sfidat e Sistemit Statistikor të Kosovës, gjatë vitit 2013.

Qeveria e Kosovës ka aprovuar Raportin gjithëpërfshirës mbi zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për  Reformën e Administratës Publike për vitin 2010 - 2013j. Me këtë vendim është përcaktuar funksionimi institucional i strukturave përgjegjëse për të siguruar, koordinuar dhe monitoruar zbatimin e Strategjisë së Reformës së Administratës Publike dhe Planit të Veprimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)