18 Prill 2024

Thaçi: Ftoj për besim në institucionet e pavarura të Kosovës

Prishtinë, 23 korrik - Qeveria e Republikës së Kosovës, nën udhëheqjen e kryeministrit Hashim Thaçi, zhvilloi mbledhjen e saj të rregullt në të cilën mori vendime në kuadër të përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.

Në hyrje të mbledhjes së Qeverisë, kryeministri Hashim Thaçi theksoi se pas zgjedhjeve të 8 qershorit, procesi implementues i rezultatit është duke shkuar në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

\"Tani që kemi edhe opinionin e Gjykatës Kushtetuese, pas kërkesës së presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Jahjaga, kemi pasur veprime të cilat gjithashtu janë duke u shqyrtuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.\"

\"Mendoj se është një proces normal, një proces transparent, i përgjegjshëm, në suazat e zhvillimit të demokracisë, e në të njëjtën kohë ftoj të gjithë për durim, mirëkuptim dhe besim në institucionet e pavarura të Republikës së Kosovës.\"

\"Të gjithëve na mbetet të punojmë me përkushtimin më të madh dhe përgjegjësinë më të lartë për implementimin e plotë të rezultatit të 8 qershorit, zgjedhje këto që kanë qenë mirë të organizuara, të standardit të lartë, transparente, për herë të parë të organizuara në gjithë territorin e Republikës së Kosovës” tha kryeministri Thaçi në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)