25 Prill 2024

Sot nisin punimet në autostradën Prishtinë - Han i Elezit

Prishtinë, 23 korrik - Punimet për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi” drejt Maqedonisë, pritet të nisin sot, ka theksuar drejtori gjeneral i këtij projekti, Chris Jennions. Sipas tij, deri tani konsorciumi Bechtel-Enka i ka bërë përgatitjet operative.
 
Për të ndërtuar autostradën 60 kilometërshe deri në Han të Elezit, konsorciumi amerikano-turk do të mbështetet sërish në burimet vendore, qoftë të materialit, qoftë të fuqisë punëtore.

Jennions, drejtor gjeneral i projektit “Rruga 6”, ka deklaruar se gjithmonë nisin me një kapacitet 100 për qind në kryerjen e punëve.

“Ne ngado që punojmë, shfrytëzojmë fuqinë punëtore të vendit. Edhe këtu vjet kishim përmbajtje vendore prej 60 për qind, ndërsa sivjet nga 1000 punëtorë sa na duhen për të ndërtuar autostradën, 80-85 për qind te tyre do të jenë vendorë”, ka theksuar ai për Klan Kosovën.

Këta punëtorë do të angazhohen si staf në ndërtimin e autostradës, në shërbimin ushqimor, si dhe në sigurimin e pajisjeve e te tjera. Për dizajnimin e projektit dhe ndryshimet eventuale të saj janë në koordinim me Ministrinë e Infrastrukturës.

Ndërtimi i kësaj autostrade do t’i kushtojë Kosovës 600 milionë euro, ndërsa pritet t’i dilet në krye pas 42 muajve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)