20 Prill 2024

BE mirëpret fondin e ri të OBT-së për reformat doganore

Bruksel, 23 korrik - Bashkimi Evropian përshëndeti në një deklaratë njoftimin e së martës nga Organizata Botërore e Tregtisë se ajo do të krijojë një fond për të ndihmuar vendet në zhvillim për zbatimin e reformave doganore.

Qëllimi i fondit është që t\'i sigurojë çdo vendi në zhvillim asistencën teknike që i duhet për zbatimin e Marrëveshjes së Lehtësimit të Tregtisë, që synon përmirësimin e procedurave doganore në mbarë botën.

Fondi do të sigurojë koherencën dhe transparencën e ndihmës së tanishme teknike lidhur me doganat dhe do ta bëjë atë më efektive, thuhet në deklaratë.

\"Ne e mirëpresim njoftimin e sotëm dhe besojmë se ky lajm i mirë për ndihmën teknike do t\'u hapë rrugën vendeve në zhvillim për të zbatuar Marrëveshjen e Lehtësimit të Tregtisë,\" tha komisionari i Tregtisë i BE-së Karel De Gucht. \"BE-ja është e angazhuar plotësisht për të mbështetur reformat e lehtësimit të tregtisë në mbarë botën dhe për të siguruar fonde.\"

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)