20 Prill 2024

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike paraqiti studimin për parkingjet

Prishtinë, 22 korrik - Sot, në bazë të marrëveshjes në mes të Komunës së Prishtinës dhe Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike u bë paraqitja e "Projektit për rregullimin e komunikacionit në lëvizje dhe krijimin e parkingjeve në territorin e Komunës se Prishtinës".

Në këtë projekt u paraqit analiza dhe inventarizimi i hapësirave publike në zonën qendër të Komunës së Prishtinës dhe përcaktimi i zonave të cilat janë të përshtatshme për krijimin e hapësirave dhe organizmin e parkingjeve në këtë pjesë të qytetit.

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, përkatësisht Departamenti i Komunikacionit, paraqiti të gjeturat dhe rekomandimet në qendër të qytetit si zonat me të përshtatshme për parkingje. 

Zona e qendrës e ndarë në 11 pjesë do të ketë vend për 4.000 vetura të cilat me sistemin e ri të parkingjeve do të jenë të kufizuara në kohë dhe me pagesë. Ndërsa për banorët e kësaj zone do të ketë trajtim të privilegjuar. Pas zonës qendër, puna do të vazhdojë me lagjet në zonën 2. 

Komuna e Prishtinës së bashku me Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike do të vazhdojnë me organizimin e parkingjeve sipas modeleve të kryeqyteteve evropiane dhe në përputhje me kërkesat e ligjeve dhe rregullave përkatëse mbi sigurinë në trafik.

Pas prezantimit u krijuan ekipet e përbashkëta që tash do të punojnë në detajizim. Gjatë muajit gusht të këtij viti do të bëhet shenjëzimi i vendeve, për të filluar me vendparkingjet deri te funksionalizimi i sistemit të pagesave që do të nisë në muajin tetor. 

Bashkëpunimi në mes Universitetit Publik “Hasan Prishtina” dhe Komunës së Prishtinës tashmë po realizohet edhe në praktikë duke mundësuar implementin e projekteve të mëdha si organizimi i hapësirave për vetura në lëvizje dhe atyre të parkuara.

Po ashtu për të njëjtën çështje, Komuna e Prishtinës është duke i arritur marrëveshjet përfundimtare me qytetin e Zagrebit.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)