23 Prill 2024

Juniku nderon Holbrookun me pllakë përkujtimore

Junik, 22 korrik -  Komuna e Junikut ka vendosur të martën një pllakë përkujtimore në Odën, në të cilën ambasadori Richard Holbrooke kishte takuar për herë të parë përfaqësuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Fotografia e Holbrookut përkrah luftëtarit Hajdin Abazit i njohur si Lum Haxhiu, kishte bërë xhiron nëpër botë.

Të martën, me ftesë të kryetarit të Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka qëndruar në Junik, me ç’rast ka bërë edhe zbulimin e pllakës përkujtimore në Odën e Junikut për mikun shumë të madh të Kosovës, diplomatin amerikan Richard Holbrooke.

“Jam e nderuar që mora pjesë në zbulimin e pllakës për nder ambasadorit Holbrooke në Junik dhe që takova kryetarin Kuçi”, ka shkruar Jacbosn në “Twitter”.

I pranishëm në këtë eveniment ishte edhe Hajdin Abazit i njohur si Lum Haxhiu, i cili e kishte pritur në takim ambasadorin Holbrooke, si përfaqësues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Tani në këtë Odë të Junikut, për nder të diplomatit amerikan, i cili ndërroi jetë në vitin 2010, është vënë fotografia e tij si shenjë kujtimi për brezat e ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)