28 Mars 2024

Presidentja po rrezikon ta shkel Kushtetutën

Prishtinë, 22 korrik - Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit konsultativ me parterët e koalicionit LDK-AAK-Nisma ka bërë me dije se ekziston mundësia që ta pyesin Gjykatën Kushtetuese nëse presidentja, Atifete Jahjaga është duke vepruar drejtë apo jo për çështjen e nominimit të mandatarit për formimin e Qeverisë.

Haradinaj ka thënë së është i çuditshëm pozicioni dhe qasja e presidentes ndaj rrethanave të tanishme politike. “Ka mundësi që ne ta pyesim Gjykatën Kushtetuese,  a ka vepruar drejtë Presidentja që nuk e ka ushtruar të drejtën e vetë për ta dominuar mandatarin, pasi që ka ndodhë seanca. Presidentja po rrezikon që ajo vetë të shkelë kushtetutën. Është një çështje e hapur, në rast se presidentja nuk e shfrytëzon kohën atëherë, do të shohim se si do të sillemi,” ka thënë Haradinaj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)