29 Mars 2024

Çekia vazhdon ta përkrah Kosovën

Prishtinë, 22 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim lamtumirës të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Republikës Çeke, ambasadorin Jiri Dolezel.

Presidentja Jahjaga e falënderoi ambasadorin Dolezel për angazhimin dhe punën e tij në Kosovë dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të thellimit të marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve në të gjitha fushat. Presidentja Jahjaga vlerësoi mbështetjen e Republikës Çeke për rrugën evropiane të Republikës së Kosovës.

I Ngarkuari me Punë në Ambasadën Çeke, ambasadori Jiri Dolezel e vlerësoi mikpritjen në Kosovë dhe veçanërisht bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Kosovës.

Ai tha se Republika Çeke do të vazhdojë të kontribuojë dhe të përkrahë të ardhmen evropiane të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)