19 Prill 2024

Qeverisja gjithëpërfshirëse tashmë opsion

Prishtinë, 22 korrik - Kryeprokurori i Task Forcës që po i heton pretendimet e raportit të Dick Martyt, në fund të këtij muaji do të publikojë një raport ku do të tregojë për rezultatet e hetimeve të tij. Si rezultat i hetimeve pritet që të ketë edhe disa aktakuza.

Por, më shumë se sa efekte juridike, raporti i Williamsonit pritet që të krijojë efekte politike në Kosovë.

Kosova duhet që në shtator të ndryshojë kushtetutën për të mundësuar funksionalizimin e Gjykatës Speciale.

Kësisoj pritet që shtetet mbështetëse të Kosovës në vijë me kërkesën e kancelares gjermane Merkel, që qeveria të bëhet sa më shpejt, të kërkojnë nga qeveria e ardhshme të jetë edhe gjithëpërfshirëse.

Një qeveri PDK+LDK+AAK me një kryeministër teknik, po shihet si stabiliteti. Në një situatë të tillë të tria partitë pa Sërpska-n do të kishin mbi 80 votat që kërkohen për kalimin e çfarëdo vendimi, përfshirë ndryshimit të kushtetutës.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)