25 Prill 2024

BE shtyn deri në 24 nëntor sanksionet ndaj Iranit

Bruksel, 22 korrik - Bashkimi Europian ka liberalizuar masat shtrënguese ndaj Iranit për shkak të programit të tij bërthamor, deri në 24 nëntor, theksohet në një deklaratë të Këshillit të BE-së.

Në kuadër të lehtësimit të sanksioneve të përcaktuara sipas Planit të Përbashkët të Veprimit, republika islamike mund të vazhdojë pjesë të tregtisë së naftës, që përbën dhe shtyllën e ekonomisë së këtij vendi.

Sipas deklaratës në listën e liberalizimit të sanksioneve përfshihet sigurimi i transportit të naftës bruto iraniane që shitet pët klientët aktualë, importimi, blerja dhe transporti i prodhimeve petrokimike iraniane, si dhe tregtia e arit dhe metaleve të çmuara nga qeveria e Iranit dhe entet publike.\"

Ndërkohë në 4 muajt e ardhshëm të zgjatjes së afatit mbetet në fuqi rritja e pragut të transfertave financiare të autorizuara nga dhe për Iranin, nënvizon deklarata e BE-së.

Shefja e politikës së jashtme dhe sigurisë e BE-së, Catherine Ashton dhe ministri i jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif njoftuan të shtunën e kaluar shtyrjen e afatit të bisedimeve për problemin bërthamor të Iranit deri në 24 nëntor, pasi vërejnë se \"ka ende boshllëqe domethënëse në trajtimin e çeshtjeve.\"

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)