19 Prill 2024

Separatistët pro-rusë dorëzojnë kutitë e zeza

Krime, 22 korrik - Separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës i kanë dorëzuar kutitë e zeza të avionit ‘Boeing 777’ ekspertëve malajzianë. Dorëzimi është bërë në qytetin e Donetsk-ut nga një udhëheqës i lartë i rebelëve.

Ky veprim i separatistëve erdhi vetëm pak orë pasi Këshilli i Sigurimit të OKB-së votoi unanimisht që të lejoheshin ndërkombëtarët të kryenin hetime në vendin e rënies së avionit.

Ekspertët thonë se me anë të të dhënave të ruajtura në kutitë e zeza do të zbulohet koha e saktë e incidentit si edhe pozicioni i avionit. Ata shtuan gjithashtu se kutitë janë të pajisura edhe me regjistrues audio, nga ku mund të dilet në përfundimin për shkakun e rrëzimit të avionit.

Më herët pro-rusët lejuan transportin e trupave të 282 pasagjerëve. Gjatë së martës ekspertët holandez dhe ata malajzjanë do të udhëtojnë me tren në qytetin e Kharkiv-it.

Avioni ‘Boeing 777’ me 298 persona në bord u rrëzua më 17 korrik në lindje të Ukrainës. Shtetet perëndimore thonë se ka prova se fluturimi ‘MH17’ është goditur nga një raketë ruse, e cila është qëlluar nga separatistët. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)