28 Mars 2024

Thaçi: Investimi në arsim, garantues për zhvilim ekonomik

Pejë, 24 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka vizituar Universitetin e Pejës “Hazhi Zeka”. Kryeministri Thaçi para studentëve dhe profesorëve të këtij universiteti ka folur për programin qeverisës për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për të ardhmen e studentëve pasi të kenë përfunduar studimet.

“Njohuritë tuaja dhe njerëzit në këtë sallë janë ata që do të rrisin nesër bizneset edhe në Pejë, edhe anekënd Kosovës, prandaj ne do të investojmë në ju, ne do të vendosim arsimin në qendër të planit tonë ekonomik për Kosovën\", ka theksuar ai.

Sipas tij ne jemi të vetëdijshëm që duke investuar në arsim, investojmë ne ekonomi, investojmë në krijimin e vendeve të reja të punës, investojmë në rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve.

\"Unë dua të realizoj këto dy synime kryesore, dua të përkushtohëm që ju të keni cilësi më të lartë të arsmimimit në Universitetet tona dhe që studimet tuaja të përputhen me ofertat që ofrohen në tregun e punës përtej këtyrë mureve” theksoi Kryeministri Thaçi në fjalimin e tij, mbajtur në Universitetin Publik të Pejës “Haxhi Zeka”

Pas fjalimit, Kryeministri Thaçi ka zhvilluar një bashkëbisedim të drejtpërdrejtë me studentë të Universitetit “Haxhi Zeka”.

Nga ana e tij, Rektori i Univeristetit Publik të Pejës “Haxhi Zeka”, Dr. Naser Mrasori, falënderoi kryeministrin Thaçi dhe Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme për formimin dhe zhvillimin e këtij universiteti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)