18 Prill 2024

Gjermania përshëndet vendimin për vazhdimin e mandatit të EULEX-it

Berlin, 24 prill - Ministria Federale për Punë të Jashtme e Gjermanisë, ka përshëndetur vendimin e Parlamentit të Kosovës për vazhdimin e mandatit të EULEX-it.

Një zëdhënës i Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme deklaroi se Gjermani përshëndet miratimin e vazhdimit të misionit të BE-së për sundimin e ligjit EULEX në Kosovë, të cilin e shprehu Parlamenti i Kosovës dje me shumicë të madhe.

\"Njëkohësisht deputetët u shprehën në favor të themelimit të një gjykate speciale, e cila do të mundësojë ngritjen e padive lidhur me akuzat në raportin e Këshillit të Evropës, që mban emrin e Dick Marty-t\", thuhet në komunikatën e Ambasadës Gjermane në Prishtinë. 

Miratimi i gjerë në parlament është një dëshmi e pjekurisë dhe e përgjegjshmërisë së shumicës së madhe të përgjegjësve politikë në Kosovë.

\"Kosova është shprehur në mënyrë të paekuivoke në favor të trajtimit juridik të krimeve edhe lidhur me raste të theksuara politike. Në të njëjtën kohë, ky vendim është një sinjal i qartë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me BE-në në fushën e sundimit të ligjit dhe të strukturave të sigurisë si dhe për afrimin e vendit me BE-në\", thuhet në koumunikatë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)