24 Prill 2024

Ministrja Çitaku vizitoi Komunën e Fushë Kosovës

Prishtinë, 24 prill - Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, ka vizituar sot komunën e Fushë Kosovës , me ç’rast ka diskutuar me kryetarin e kësaj komune, z.Burim Berisha , për detyrimet dhe angazhimet që dalin nga procesi i integrimeve evropiane të Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit Ministrja Çitaku dhe Kryetari Berisha  diskutuan për thellimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes të nivelit qendror dhe atij lokal, procesin e liberalizimit të vizave ,  me fokus të veçantë u diskutua në ri-integrimin e personave të ri-atdhesuar,trajtimin  e dukurisë së migrimit të parregullt, financimin e projekteve IPA në nivel komunal si dhe akomodimin e bursistëve nga programi i Young Cells Scheme, në Admisnistratën Komunale, tema këto të cialt janë me interes për integrimin e vendit  dhe fuqizimin e bashkëpunimit bilateral në mes  pushtetit lokal dhe ministrisë  së Integrimit  Evropian.

Ministrja  Vlora Çitaku, ka premtuar ndihmën e ministrisë që udhëheq , për t`i përballuar sfidat e riatdhesimit të qytetarëve të komunës, si dhe do të angazhohet në qeveri për përmirësimin e kushteve ligjore e të tjera për zhvillim ekonomik dhe në kuadër të kësaj për krijimin e klimës më të mirë për investitorët.

“Është në interesin e të gjithëve që të përmbushim kriteret që kërkon BE-ja për integrim, sepse integrimi evropian i Kosovës bëhet në Fushë Kosovë , Prishtinë e gjetiu, duke i kryer detyrat që na takojnë dhe jo në Bruksel, Berlin, Paris”, theksoi ministrja Çitaku.

Nga ana e tij Kryetari  i Komunës Burim Berisha , e falënderoi Ministren Çitaku për vizitën e saj dhe shprehu gatishmërin e tij për të bashkëpunuar me nivelin qendror, në mënyrë që të shtyhen përpara të gjitha  proceset që kanë të bëjnë me Integrimet Evropiane. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)